Kryebashkiaku Dako takim pune me ish kryebashkiakun Gorrea

Kryebashkiaku Dako sot ka takuar ekipin e basketbollit meshkuj te Teutës. Kryebashkiaku takoi basketbollistët durrsakë për t’i uruar për sukseset e arritura. Kemi të bëjmë me një eveniment sportiv, sepse për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar një ekip shqiptar (Teuta) arrin në finalen e Ligës Ballkanike.
Një takim i tillë paraditen e së enjtes do të ishte thjesht një lajm sportiv lokal për një takim protokollar të kryebashkiakut Dako me sportistë rezultativë durrsakë duke filluar, që nga kapiteni i ekipit Gorrea Jr. deri te lojtari afro-amerikan Wilson. Faktikisht sic duket edhe në foto ekipi i basketbollistëve durrsakë në takim me Z. Vangjush Dako shoqërohej ndër të tjera edhe nga presidenti i ekipit z. Arqile Gorrea ish kryebashkiaku i fundit i djathtë i Durrësit.
I tillë është Durrësi, qytet me të vërtet special. Një kryebashkiak socialist rozë (jo rilindas mavi) si Dako jep nga fondet e bashkisë plot 6 milion lekë të reja për ekipin e basketbollit me president ish kryebashkiakun e fundit demokrat, blu, z. Gorrea. Me një elegancë e pragmatizëm të skajshëm politik presidenti Gorrea paradite shtrëngon duart me kryebashkiakun Dako për suksesin e përbashkët të Teutës në basketbollin për meshkuj, ndërsa mbasdite demokrati Gorrea do jetë në ballë të militantëve demokratë, që do bllokojnë rrugët e bashkisë së keqqeverisur prej 12 vitesh nga Vangjush betoni! Durrësi është me të vërtet qytet special, me politikanë lokalë specialë!

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne