Kryekëshilltari i partisë së Merkelit: Qeveria e Ramës, katastrofale

Kryekëshilltari ekonomik i CDU, Martin Henze i cili ndodhet këto ditë në Shqipëri për të dhënë eksperiencën e tij ekonomike për Partinë Demokratike, ka analizuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Gjatë një interviste për Shijak Televizion, eksperti gjerman i partisë së Kancelares Angela Merkel, sqaron në mënyre të detajtuar atë çfarë qeveria ka bërë që nga viti 2013 e deri sot, situatë të cilën ai e quan katastrofale.

Viti 2019 është një vit tej mase i rëndësishëm për Shqipërinë. Ai u bën thirrje me ngulm shqiptarëve të reagojnë tani, pasi 2020 do të jetë shumë vonë.

“Prej vitit 2013 gjendja ekonomike falë politikave qeverisëse është në gjendje katastrofale. Ne kemi arritur të shohim që rreth 600 mijë deri në 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin, kanë emigruar dhe kjo më së shumti për arsye ekonomike.

Kjo është një fatkeqësi për vendin, një fatkeqësi për prindërit e këtyre fëmijëve, kjo është një fatkeqësi për të gjithë.

Në këtë situatë Shqipëria është në një udhëkryq të madh dhe nëse nuk do të reagojë brenda vitit 2019-2020, do të jetë tepër vonë”, është shprehur Martin Henze për gazetarin Basir Çollaku.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne