Ndonëse janë çift, kanë zgjedhur që jetën politike ta ndajnë nga familja. Ndaj edhe deklarata e bërë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për presidentit Ilir Meta e vërteton më së miri këtë.

Kryemadhi deklaroi se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Metën nga detyra e presidentit, pasi sipas saj ai është fajtor për gjendjen që po kalon vendi.

“Më jep 92 deputetë dhe do ta shkarkoja Presidentin menjëherë pasi ai është fajtori më i madh për gjendjen e vendit.”, i ka kthyer përgjigje Kryemadhi gazetarit Alfred Peza.
Më pas ajo shtoi se do ta shkarkonte Metën: “Me motivacionin se ka fuqizuar Edi Ramën.”.
Burimi: BalkanWeb

16