Kryemadhi: Rruga e vetme për rrëzimin e Ramës është revolta

Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI në njësinë numër 1 në kryeqytet, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se rruga e vetme për largimin e kryeministrit Edi Rama është revolta.

Krymadhi tha se opozita nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, pasi sipas saj  nuk mund të bëhet alibi e kriminelëve dhe vjedhjes së shqiptarëve.

“Reforma që ne kemi votuar është e kapur nga Ram dhe i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët. Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojnë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzistente. Pasi po tu pyesësh ju doni të ikni jashtë shtetit, kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për tu larguar.

Sot kjo qeveri nuk të ofron siguri, baraz , ndershmëri dhe demokraci, nuk të lejon të thuash atë që mendon. Situata në të cilën Edi Ramës dhe Rilindja nuk ka më kthim mbrapa, ka vetëm një mënyrë shpëtimi revolta. Të gjithë thonë se  opozita të shkojë, në Kuvend, por për çfarë të shkojë opozita, të bëhet alibi për vjedhjet që po bëhen. Po më mirë të shkojmë në shtëpi se atë bëhemi alibi e këtyre kriminelëve”- tha Kryemadhi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne