Kryeministrat e Ballkanit në vilën qeveritare në Durrës, ku do të diskutohet për ‘Jugosllavinë e vogël’

ati 3 javë pas takimit të Podgoricës dhe 6 javë pas atij të Triestes, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish. Takim që është cilësuar informal, do të zhvillohet ditën e shtunë në kompleksin e Vilave Qeveritare në Durrës.

Në takim, ku do të jenë kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, do të jenë të pranishëm dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Takimi është parashikuar që të nisë rreth orës 9:00, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në njoftimin e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet, se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

Duhet theksuar se “Plani shumëvjeçar i Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale” themelet e të cilit u hodhën në Samitin e Triestes, ka të bëjë pikërisht me propozimin e presidientit serb Aleksandër Vuçiç dhe të përkrahur nga Berlini, për krijimin e një “ Mini Ish-Jugosllavie, plus Shqipërinë”. Këtë ide e duket se e ka përkrahur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse Prishtina zyrtare është deklaruar kundër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne