Kryeministri grek kërkon shpëtim

Kryministri grek, Aleksis Cipras zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel për situatën e borxhit të Greqisë.

Greqia ka kërkuar një shpëtim afatgjatë për të mbijetuar financiarisht pasi borxhi i saj ka arritur në 315 miliardë euro ose 179 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), raporton trt, transmeton KosovaPost.net.

Në kthim, Greqia duhet të miratojë një seri masash shtrënguese.

Paketa e fundit do të votohet në Parlament të enjten dhe pritet t’i kursejë shtetit 4,9 miliardë euro duke sjellë shkurtime të pensioneve, rritje të taksave dhe masa të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne