Kryeministri i Izraelit kërcënon palestinezët

ryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar palestinezët në Gaza me shënjestrim të drejtpërdrejt nëse ata përpiqen ta dëmtojnë shtetin e tij.

“Kemi një parim të hapur dhe të qartë të cilin e përsërisim gjithnjë, e ai është parimi ‘dëmtoje me herët atë që dëshiron të të dëmtojë’. Nuk do të lejojmë askënd të na dëmtojë në Rripin e Gazës, por ne do t’i dëmtojmë ata”, ka thënë Netanyahu.

Avionët luftarakë izraelitë dje ndërmorën sulm ajror ndaj një objektivi palestinez në veri të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, theksoi se avionët kanë goditur një objektiv të Hamasit pasi, siç tha ai, “një grup palestinez hyri në një zonë të afërt të rripit kufitar dhe vendosi mjete shpërthyese”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne