Kryeministri i ri i Pakistanit: muslimanët, dështim kolektiv në mbrojtje të figurës së Profetit

Në fjalimin e tij të parë në parlament si kryeministër, Imran Khan u zotua se do kërkojë nga Kombet e Bashkuara që të reagojë në lidhje me një konkurs të shapllur nga politikani holandez i krahut të djathtë dhe të njohur si islamofob, Geert Wilders, në realizimin e një filmi që në gjykimin e kreut të qeverisë pakistaneze fyen Profetin Muhamed.

Kryeministri Kahn e përshkroi këtë që po ndodh dhe so “dështimi kolektiv i vendeve muslimane”, duke shtuar se është e rëndësishme inkurajimi për ta trajtuar këtë sfidë dhe për të patur një qasje unike dhe të ekuilibruar për këtë temë, në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se me këtë çështje duhet të merret dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Khan tha ligjet në shumë vende të Europës nuk do të lejojë devijim nga pikëpamjet pranuara zyrtarisht në holokaustit ndaj hebrenjve.

Kryeministri ri i Pakistanit tha se nuk është e drejtë që të fyejnë ndjenjat fetare të çdo komuniteti dhe ftoi jomuslimanët që të respektojnë muslimanët.

Geert Wilders, udhëheqësi i Partisë së Lirisë Holandeze, ka shpallur një konkusr për një film të animuar me në qendër Profetin Muhamed, duke thënë se “liria e fjalës është liria jonë më e rëndësishme”.

Kryeministri holandez Mark Rutte, më herët ka thënë se Wilders nuk është anëtar i qeverisë, dhe se konkurrenca shpallur nuk është një iniciativë zyrtare e qeverisë së tij. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne