Kryeministri publikon raportin për ekonominë: Konfirmohet ecuria pozitive, s’ka nevojë për komente

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një lajm të mirë nga ekonomia. Rama iu është përgjigjur gjithë atyre që ankohen për gjendjen e vështirë me të cilën përballen e gjithashtu edhe kritikave për politikat që po ndjek kabineti e tij. Kryeministri ka publikuar sot në Facebook raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila sipas tij, ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

MIRËMËNGJES

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë .Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimёsinё e uljes sё risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.

Burimi: Shqiptarja.com

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne