Kryeministri Rama: “Ligji i ri nuk do të lejojë të ngrihet më asnjë qepen për baste, rekalmat në media të hiqen brenda 24 orësh!”

Në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera Kryeminitri Edi Rama ka folur për një ligj, ose më saktë një draft të ri që synon ndryshimin e kodit penal. Ky draft do të quhet “të fortët”dhe parashikon dënime ekzemplare për të gjithë ata që i bëjnë karshillëk ligjit dhe biznesit. Jo vetëm kaq, por sipas Ramës, masa drastike do të ketë dhe për lojërat e fatit.

Duke filluar nga 31 dhjetori do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Por nëse këtë masë ligji e parashikonte që më parë, ndryshimet në draft tani do të përfshijnë bastet sportive, bastet me qen apo çdo kafshë tjetër.

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Lotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.” – u shpreh Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka paralajmëruar të gjitha mediat që brenda 24 orësh të heqin gjithë reklamat e basteve. Madje, ai i ka “kërcënuar” dhe faqet online se do t’i mbyllë nëse refuzojnë t’i heqin këto reklama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne