Kryeministri Rama përlotet në emision: Djali nuk dilte nga poshtë krevatit i tmerruar

Kryeministri Edi Rama është shfaqur shumë i prekur sot në emisionin “Studio e hapur” në News 24 kur ka folur mbi akuzat e ish-kryeministrit Berisha mbi atësinë e djalit të tij të madh, Gregut.

Me sytë e përlotur, Rama tregoi se e kishte gjetur djalin poshtë krevatit të tmerruar.

“Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit. Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë”, tha kryeministri Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne