Kryeministri turk akuzon BE-në: Është jo-laike, ekskluzioniste

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm kritikoi BE-në dhe udhëheqësit e saj duke thënë se ata janë “jo-laikë”, dhe se mbajnë një qëndrim diskriminues ndaj Turqisë, duke theksuar qëndrimin e dukshëm të krerëve të BE-së në bllokun e festimeve të 60 vjetorit.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë të shtunën, kryeministri Jëlldërëm ka komentuar bisedimet e pranimit të Turqisë në BE dhe theksoi mbi statusin laik të Turqisë, në krahasim me një perceptim që është duke u krijuar nga vendet e BE-së.

“Ne do të flasim në BE. Ne do e pyesim [BE-në], nëse është një klub i krishterë dhe nëse duan apo jo të pranojnë një vend musliman. Ne e pamë, në festimet e 60-vjetorit, se si ata ishin të gjithë pranë Papës, si fëmijë duke dëgjuar predikimet,” tha Jëlldërëm.

“Në kundërshtim me qëndrimin e BE-së dhe pavarësisht nga popullsia e saj muslimane, Turqia është një vend laik dhe demokratik, ku çështjet fetare nuk janë një çështje për qeverinë,” tha kryeministri.

Gjithashtu duke folur në lidhje me prishjen e marrëdhënieve Turqi-BE për shkak të Grupit Terrorist Gylenist dhe PKK-së, Jëlldërëm tha se Turqia kishte nevojë që të rivlerësonte marrëdhëniet e saj me BE-në, duke pasur parasysh se shumë vende evropiane me sa duket i kanë toleruar dhe strehuar këto grupe terroriste dhe anëtarët e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura.

Duke thënë se BE-ja ka braktisur vlerat e saj kryesore në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, Jëlldërëm tha: “Ne kemi parë parulla me foton e kryetarit të PKK-së [Abdullah Oçalan] në Frankfurt. Por, siguria papritmas bëhet një shqetësim, kur përfshihen autoritetet zyrtare të Turqisë,” tha Jëldërëm. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne