Kryeministria i “pushtohet” nga studentët, Rama mbledh urgjent qeverinë

Në ditën e nëntë të protestës studentët janë ndarë në dy grupe, një pjesë para kryeministrisë dhe një pjesë para ministrisë së Arsimit.

Pasi bllokuan rrugët në Tiranë, një pjesë e studentëve kaluan natën para kryeministrisë. Ky veprim mesa duket ka trembur kryeministrin Edi Rama, i cili sot në mëngjes u zgjua duke bërë një status në rrjetin social ku i thoshte studentëve se do i plotësojë të 8 kërkesat e tyre, madje do bëjë shumë më shumë.

Por studentët nuk presin asnjë negociatë, vetëm që Rama të marrë vendim dhe këto kërkesa të jenë të faktuara ligjërisht. Kështu, ndërsa studentët ndodhen para kryeministrisë, Rama ka mbledhur ministrat e tij në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të merret, dhe nëse kryeministri do t’i japë studentëve atë çka kërkojnë: Plotësim dhe marrje të vendimit me firmë të kabinetit qeveritar për 8 kërkesat e tyre për përmirësim të kushteve të studimit, rritje të buxhetit për arsimin e lartë, ulje të tarifave, dhe vendimmarrje të studentëve në zgjedhjen e drejtuesve në universitete.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne