Kryeministrja e Britanisë së Madhe viziton Lindjen e Mesme

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, fillon vizitën e saj 3 ditore në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Jordaninë dhe Arabinë Saudite, raporton AA.

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrisë së Britanisë së Madhe njoftohet se May në vizitat e saj në Jordani dhe Arabi Saudite, posaçërisht do të fokusohet në forcimin e partneritet të sigurisë, mbrojtjes dhe të tregtisë së Britanisë me këto shtete.

Në njoftimin ku theksohet rëndësia e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe me Jordaninë dhe Arabinë Saudite për sigurinë e këtij vendi, thuhet se do të jepet mbështetje për këto dy shtete lidhur me ofrimin dhe mbrojtjen e stabiliteti të tyre.

Vendi i parë ku May do të ndalet do të jetë Jordania, ku pritet që të njoftojë për mbështetjen e dhënë për trajnimin ushtarak të Forcave Ajrore të Jordanisë, në luftën e këtij shteti kundër organizatës terroriste DEASH. Pritet që në Jordani, May të tregojë mbështetje edhe lidhur çështjen e refugjatëve.

May, në periudhën që ishte në pozitën e ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe, në vitin 2012 kishte vizituar Jordaninë, kurse në vitin 2014 Arabinë Saudite./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne