Kryeministri turk: “Turqi-Arabi Saudite, dy vende kyçe për paqe të qëndrueshme në rajon”

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se

“Puna e përbashkët e këtyre dy vendeve në të gjitha çështjet është gjithashtu e domosdoshme në aspektin e paqes rajonale dhe globale”,- shtoi ai.

Në deklaratat që bëri për gazetaret në Rezidencën e Mbretërisë Arabosaudite, Binali Yıldırım tha se në Arabinë Saudite ai kishte realizuar një vizitë të shkurtër, por shumë produktive.

Jëllëdërëm tha se në vizitën e parë që po realizon në Arabinë Saudite ishte pritur nga mbreti i këtij vendi, Salman bin Abdulaziz, pastaj ishte takuar me Princin Trashëgimtar njëherësh ministrin e Mbrojtjes, Muhammed bin Salman, me të cilin kishte realizuar një takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Takimet u fokusuan në dy çështje kryesore,- vijoi Jëlldërëm,- duke sqaruar se e para nga këto kishte të bënte me çështjet rajonale.

Krahas Irakut, Sirisë, Palestinës dhe çështjes së Izraelit, luftës civile, trazirave që vazhdojnë në Jemen, zhvillimet në Libi, në këto takime trajtuam dhe i bëmë një vlerësim edhe situatës që intereson të gjithë rajonin, si dhe biseduam për rrugët e zgjidhjes dhe çfarë duhet bërë në lidhje me këto çështje.

Gjithashtu biseduam edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Arabisë Saudite, u shpreh Kryeministri Jëlldërëm dhe shtoi:

“Biseduam gjerë e gjatë mbi mundësitë për ti çuar më përpara marrëdhëniet tona dypalëshe, për fusha që ofrojnë mundësi bashkëpunimi etj. Trajtuam edhe çështje të tjera, në veçanti biseduam mbi zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë dypalëshe, realizimin e projekteve të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes./…/Arabia Saudite me Turqinë janë dy vende kyçe që në rajon të dominojë një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë. Prandaj, bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy vende është i domosdoshëm jo vetëm për Turqinë dhe Arabinë Saudite, por njëherësh edhe në aspektin e paqes rajonale dhe globale”.

Jëlldërëm njoftoi se së shpejti Turqinë do ta vizitojë Princi Trashëgimtar, Salman, duke shtuar se vizitat reciproke do të vazhdojnë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve do të intensifikohen edhe më shumë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne