Kryemyftiu i Sirisë: Amerika dhe aleatet e saj, nuk kanë asgjë nga virtytet njerëzore

Kryemyftiu i Sirisë në takim me një delegacion nga Anglia, deklaroi se shtetet të cilat kanë bombarduar popullin e Sirisë, nuk kanë asgjë nga virtytet njerëzore.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Shejkh Ahmed Badrudin Hasun, kryemyftiu i Sirisë, në takim me një delegacion anglez i përbërë nga disa anëtarë të Parlamentit të Anglisë, kryepeshkopëve, priftërinjve dhe gazetarëve të Britanisë së Madhe, ka thënë: “Populli i Anglisë duhet të informohet rreth realitetit të problemeve, tragjedive dhe vuajtjeve të popullit të Sirisë që janë krijuar nëpërmjet terrorizmit dhe politikave mbështetëse ndaj tyre që ekzistojnë në perëndim”. Kryemyftiu i Sirisë duke iu drejtuar anëtarëve të delegacionit anglez, theksoi: “Ju keni parë jetën e popullit të Sirisë dhe shpresojmë që atë çfarë keni par të transmetoni për qeverinë tuaj!” Anëtarët e delegacionit anglez gjithashtu në këtë takim kanë deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin e Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe kanë theksuar se atë çfarë kanë parë në Siri do të transmetojnë për opinionin publik të vendit të tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne