Kryeprokurori i ri/ Berisha shpërthen në deklarata të forta ndaj ambasadorit amerikan: Llalla ka akuzuar LU-në për korrupsion

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me kryeprokurorin e ri.

I ftuar në studion e ABC News, Berisha u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Llalla e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha.

Gjithashtu Berisha shtoi:

Është e papranueshme që ambasadori Donald Lu të jap emra për kryeprokurorin e Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne