Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojab, arriti në gjykatën e Stambollit për t’u takuar me kryeprokurorin publik të qytetit, Irfan Fidan, në vazhdën e hetimeve mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
I shoqëruar nga një delegacion, Mojeb arriti në Pallatin e Drejtësisë në rrethin Çağlayan të Stambollit.
Më herët nga burime anonime është njoftuar se Mojeb do të vizitojë edhe ndërtesën e Konsullatës Saudite.
Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.
Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor pohuan se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.
Hetimi mbi vrasjen edhe më tej është në vazhdim, ndërsa hetuesit synojnë gjetjen e mbetjeve mortore të Kashoggit dhe vërtetimin e përgjegjësve për vrasjen.
Burimi: AA