Kryetari i Kuvendit ri-interpreton si shef i kundërzbulimit

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i është bashkuar hamendësimeve politike të kryeministrit Edi Rama për financimet ruse në Shqipëri. Gjatë një takimi të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Ruçi ndër të tjera ka thënë:

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira, që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë, të cilët synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkanin Perëndimor, të dëmtojnë stabilitetin dhe të devijojnë perspektivën e tij europiane. Nuk mund ta fshehim që tashmë ka një prezencë të shtuar të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, sikurse ka dhe dyshime për financime të paligjshme të partive politike të caktuara

Aludimi i tij shkon për Partinë Demokratike, por pa shtuar ndonjë provë për këtë. Nga ato prova që kolegët e tij socialistë kërkojnë kur akuzohen për korrupsion. Zoti Ruçi ka dëmtuar kështu edhe të ashtuquajturin proces të dialogut teksa shënjestron në anglishte të përkthyer opozitën e vendit të tij, të cilën në cilësinë e kryetarit të Kuvendit edhe e përfaqëson.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne