Kryetarja e grupit terrorist MEK mbështet protestat në Iran

Kryetarja e grupit terrorist MEK, me anë të një video-mesazhi, ka mbështetur protestat në Iran dhe ka pretenduar se tani duhet bërë kryengritje.

Sipas një njoftimi të Afkar News, kryetarja e grupit terrorist MEK, Marjam Raxhavi, me anë të një video-mesazhi duke keqpërdorur protestat në disa qytete të Iranit, ka bërë ftesë për trazira dhe dhunë. Kryetarja e grupit terrorist MEK, pretendoi se tani është koha për zgjerim dhe përhapjen e kryengritjes. Thirrja e kryetares së grupit MEK më shumë se çdo gjë tjetër tregon se protestat që kishin karakter kritikues të gjendjes ekonomike, kanë dalë nga rruga e vet. Më herët në protestat e vitit 2009 në Iran, grupi terrorist MEK nxori një deklaratë ku mbështeti tubimet nëpër rrugë. Agjencia Tasnim e lajmeve, njoftoi se pasditen e së hënës, disa grupe njerëzish në qytetet Mashhad, Teheran dhe disa provinca të tjera të Iranit, kanë sulmuar godinat shtetërore, bankat dhe kanë shkatërruar ambientet publike.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne