Kthimi i ligjit për Teatrin, Veliaj: Puna është përgjigja jonë për baltën e pengesat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një statusi në Facebook shprehet se puna është përgjigja jonë për baltën e pengesat. Referuar aktualitetit politik, statusi lidhet me akuzat e opozitës dhe vendimin e Presidentit Meta për të rikthyer në kuvend ligjin për teatrin.

Kur të shkruhet historia e qytetit, s’do mbaj mend kush fyerjet, sharjet e bllokimet që i bëhen punës tonë! Ama veprat do mbeten! Vetëm fokusi te puna është përgjigja jonë për baltën e pengesat, sepse #TiranaNukNdalet

Erion Veliaj

Ligji i Teatrit kaloi në parlament pak javë më parë, ndërsa Meta e riktheu për rishqyrtim, në sesionin e ri parlamentar në shtator. Veliaj dhe shumica kanë paralajmëruar se ligji do të miratohet sërish në shtator dhe Teatri i ri do të ndërtohet.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne