Kuba reagon ndaj Trump: Kthim pas!

Qeveria kubane, por edhe njerëzit e thjeshtë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Donald Trump për të rikthyer kufizimet në marrëdhëniet me ishullin e izoluar prej Amerikës për më shumë se 50 vjet.

Trump njoftoi të premten nga Majemi planin e tij për të shfuqizuar një sërë elementesh të marrëveshjes historike të ndërmarrë nga paraardhësi i tij, Barak Obama për normalizimin e raporteve me Havanën. Ekzekutivi kuban i dënoi masat e reja që forcojnë sërish bllokadën, por shtoi se mbetet e hapur për vazhdimin e një dialogu, ku të mbizotërojë respekti për tjetrin. Njoftimi u lexua në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në televizionin shtetëror./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne