Që Voltana Ademi nuk ka lidhje me drejtimin e bashkisë së Shkodrës, tashmë e dinë i madh dhe i vogël. Kjo është kthyer tashmë më objekt barcaletash në Shkodër, vendin ku ato kanë dhe “qytetarinë”, ndonëse është barcaletë e dhimbshme dhe po u kushton shumë qytetarëve shkodranë që mesa duket mezi presin që të mbyllë këtë mandat Voltana. Por Voltana nuk mjaftohet me paaftësinë proverbiale me të cilën drejton bashkinë e Shkodrës, duke tejkaluar të gjithë elementët e shkatërrimit të kësaj bashkie në çdo gjë të mirë të saj. Rasti më flagrant është ndërprerja e ujit në zonën më të mirë turistike në vend, në Theth. Pikërisht në kulmin e sezonit, në kulmin e fluksit të turistëve, të cilët i kanë pritur dhe për të cilët janë përgatitur për muaj të tërë banorët e zonës që bëjnë turizëm. Kështu, në pikun e sezonit turistik, fshati Theth një ndër bukuritë natyrore më të vizituara në veri të Shqipërisë ka mbetur pa ujë të pijshëm. Një denoncim ka ardhur në media nga Ndoc Gjeçaj, i cili njofton se Thethit i është ndërprerë uji i pijshëm. Sipas Gjeçajt uji është ndërprerë sot në orën 12:00 dhe qindra turistë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që sipas tij zyra e Ujësjellësit Shkodër pretendon se është lidhje e paligjshme.

“Nga ora 12 e ditës së sotme bashkia Shkodër nëpërmjet zyrës së Ujësjellësit ka ndërprerë ujin e pijshëm në fshatin Theth, ujë të cilin e kemi prej 35 vitesh duke na lidhur me një linjë që nuk ka ujë as deri në katin e dytë të banesave. Ne duam kontratat për ujin që kemi nxjerrë vetë sepse është kulmi i sezonit turistik dhe na ndërpritet uji pa asnjë njoftim duke gënjyer se është lidhje paligjeshme. Ju lutem merrni masa për publikimin e këtij lajmi sepse janë qindra turistë të huaj dhe shqiptar pa ujë sot në qendër të Thethit”, denoncon Gjeçi.

Po cila është e vërteta e ndërprerjes së linjës së ujit më të cilin banorët e Thethit furnizohen. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, teksa i është nënshtruar një nepotizmi të thellë, përmes Mark Mollës kreut të ujësjellësit Shkodër, djalin e të cilit e ka dhe shofer, ka dhënë një tender për ujësjellës në këtë zonë turistike. Pasi ka shpenzuar miliona për këtë ujesjellës, që nuk e çon ujin as në katin e dytë të shtëpive karakteristike të Thethit, të përshtatura për turizëm, ka ndërprerë linjën e furnizimit me ujë që kanë pasur ata për 35 vite me radhë. Banorët e Thethit e kanë marrë ujin në lumë, ndërkohë që pikërisht këtë linjë furnizimi Voltana e ka ndërprerë, për të vënë në punë ujësjellësin e nepotizmit në Theth, përmes Mark Mollës.

Dhe pikërisht ky tender ka ndërprerë ujin në mes të sezonit turistik për Thethin, duke e shkatërruar sezonin dhe zhytur në katastrofë ekonominë e kësaj zonë që mezi e pret verën.

20