Kuçova dhe një shifër sa naftë ka sot nëntoka e Shqipërisë

Nga Vlash Laçka

Referati i AKBN me një titull të madh “Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese” ishte një strategji e paplotë, pasi nuk kishte asgjë për rezervat ekzistuese të naftës e gazit. I trajtuar problemi në këtë mënyrë ka ndikuar edhe në perceptimin nga vendim-marrësit për kompleksitetin e lidhjes dhe administrimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe të zhvillimit  të sasisë së madhe të rezervave të naftës e gazit që ndodhen aktualisht nën rezervuarët nëntokësorë të vendburimeve tona (rreth 355 milionë tonë ose rreth 2.2 miliardë barela)…

****

U festua 100 vjetori i zbulimit të naftës, por ai që i vuri vulën Shqipërisë si vend naftëmbajtës ishte vendburimi i Kuçovës i futur në shfrytëzim para 90 vitesh. Historia e këtij vendburimi është historia që ka përcaktuar natyrën dhe karakteristikat e jetëssë vet qytetit dhe qytetarëve të Kuçovës, si një nga qytetet me nivel qytetarie të lartë që trashëgoi e zhvilloi edukatën e punës dhe profesionalizmin e nivelit të lartë prej italianëve e në vijim atë të vendeve të tjera me të zhvillura se ne, gjeneroi  të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por edhe kulturë e arte nga dolën jo vetëm inxhinierë të shkëlqyer por edhe artistë e piktorë tëmëdhenj, siguroi një punësim të stabilizuar të qytetarëve të saj dhe, krijoi një bashkësi qytetare unike ku u tretën karakteristikat me të mira krahinore të vendit. Por sot shikon një qytet ku gjen shumë pak nga gjallëria e kaluar.

Kremtimi i vakët i 100 vjetorit të industrisë së naftës, i mbajtur në Kuçovë para rreth 4 muajsh, kaloi si “era me shi”, duke lënë jashtë vëmendjes  gati tre çerekun e atyre që bënë historinë e kësaj industrie dhe i siguruan vendit të ardhura të mëdha që të “shihnin dritë” edhe zonat më të thella të vendit.  Asnjë fjalë për dinamikën dhe të ardhmen e rezervave të naftës e të gazit, as edhe për ecurinë e prodhimit të naftës e gazit, grafiku i të cilit të kujton ngjitjen në malin e Shpiragut, ku sot pritet të zbulohet një vendburim  shprese.

Referate të mbushura me një mori detajesh dhe të personalizuara në detaje për metodat e kërkim – zbulimit, ku shifrat për dinamikën e kilometrave të profileve sizmike dhe numri i puseve me metrazhin e shpuar ndër vite zunë vendin kryesor, sikur ato të përbënin statistikat dhe vlerën kryesore që kanë karakterizuar ecurinë 100 vjeçare të kësaj industrie! Kilometrat e profileve sizmikë dhe metrazhi janë mjete për të realizuar produktin me vlerë të lartë ekonomike, sepse të gjithë investimet për operacionet hidrokarbure që kryhen në naftë kanë si qëllim vetëm shtimin e rezervave dhe intensifikimin e prodhimit te naftës dhe gazit, që përbëjnë thelbin ekonomik të sektorit hidrokarbur.

Por në këtë aktivitet simbol, referati i AKBN me një titull të madh “Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese” ishte një strategji e paplotë, pasi nuk kishte asgjë për rezervat ekzistuese të naftës e gazit dhe çfarë përbëjnë ato, asgjë për evidentimin e arritjeve në fushën e zhvillimit të vendburimeve,  asgjë  për teknologjinë që rrit rikupermine rezervave,për rrjedhojë asgjë për të ardhmen e tyre.

Nuk u evidentuan as kontribuesit kryesorë që realizuan me sukses shfrytëzimin racional të rezervave dhe zhvillimin e vendburimeve të naftës e gazit, aktivitet që e kanë udhëhequr Vangjush Kokonozi, Rodolf Sahatçi e Skender Osmani, etj, duke vendosur në baza shkencore bashkëkohore vlerësimin e kapaciteve naftëmbajtëse e naftëdhënëse tëvendburimeve dhe me Plane Zhvillimi të mirëfillta që siguronin nxjerrjen e maksimumit të mundshëm të rezervave prej tyre; po ashtu edhe ata që gjetën rrugët dhe metodat më të përshtatshme për të intensifikuar nxjerrjen e naftës në përputhje me karakteristikat e dallueshme të naftave të rënda e shumë viskoze të vendit tonë,nëpërmjet eksperimentimeve shkencore të panumërta, ku në krye kanë qendruar Milto Bano, Simon Ranxha e Kristaq Fani, etj. Po këtu duhet të veçoheshin edhe Perikli Prifti e Robert Kokonozi, etj. që përfaqësojnë modelin më të arrirrë në menaxhimin dhe administrimin me profesionalizëm të lartë të strukturave të prodhimit të naftës e gazit.

Prej organizatorëve duhej të pritej që të iniconin propozimin tek Presidenti për t’i akorduar këtyre titullin “Mjeshtër i Madh”.

Vlash Laçka

Pra është rrudhosur aktiviteti i AKBN-së. I trajtuar problemi në këtë mënyrë ka ndikuar edhe në perceptimin nga vendim-marrësit për kompleksitetin e lidhjes dhe administrimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe të zhvillimit  të sasisë së madhe të rezervave të naftës e gazit që ndodhen aktualisht nën rezervuarët nëntokësorë të vendburimeve tona (rreth 355 milionë tonë ose rreth 2.2 miliardë barela).

Po rikthehemi tek Kuçova. Ka vite të tëra, mbi një çerek shekulli që vendburimi po konsiderohet gati i shterruar dhe nuk ka një vizion të qartë për të. Prodhimi i vendburimit të Kuçovës aktualisht nuk i arrin 20 mijë ton naftë në vit që po shkon drejt shuarjes dhe banorët e Kuçovës  po vazhdojnë ta ndjejnë këtë tani me shkurtimin e vendeve të punës, pa asnjë shpresë për nesër.

Paradoksi qendron në faktin se në bilancin shtetëror (INSTAT) për Kuçovën, si vb i dytë më i madh në vend, janë të regjistruara dhe raportohen brenda e jashtë vendit 78 milion tonë naftë (rreth 500 milion bbl) rezerva gjeologjike, nga të cilat janë nxjerrë pak më tepër se  4 milion ton (5.5 %), të provuara me shkallë sigurie 50 deri 90 %.

Për një pyetje që bëra në fund të eventit të 100 vjetorit për rezervat e vendburimeve tona e  në veçanti për Kuçovën se çfarë të ardhme kanë rezervat e mëdha të mbetura në nëntokën e vendburimit, nëse do promovohej ky vendburim e të përzgjidheshin kompanitë që zotërojnë dhe ofrojnë teknologji të avancuar, mora si përgjigje një “ngritje supesh”.

Që ky vendburim mund të rehabilitohet, këtë e vërteton në mënyrë të padiskutueshme vet historia e shfrytëzimit të tij. Në këtë nivel të ulët që është sot ka qenë prodhimi i vendburimit edhe mbi 50 vjet më parë (v. 1956 = 25 mijë ton/vit). Në fillim të vitit 1965, pak pasi isha diplomuar, pata rastin dhe fatin të më ngarkohej realizimi i studimit për rigjallërimin e tij, që e përfundova në fillim të vitit 1966 bashkë me k/gjeol. e DPPN Beqir Alia. Studimi i kryer dhe zbatimi i tij, kryesisht nga vlerësimi dhe futja e sipërfaqeve të veçanta në shfrytëzim (bashkë me inxh. Robert Kokonozin) e rritën prodhimin pas 3 viteve (1968) në 38.2 mijë ton ose mbi 50 %; mëvonë futja e shtratimeve të rinj dhe përdorimi iteknologjisë së injektimit të avullit (EOR) në vitet ’80 e ngritën prodhimin në nivelin e 91 mijë tonë naftë në vit (1986) ose mbi 3.6 herë krahasuar me vitin 1965.

Prandaj më ka ardhur keq kur, në ndonjë takim të rastit me drejtues, deputetë apo politikanë kryesorë, kam dëgjuar të thuhet se “i tillë është tipi i vendburimit të  Kuçovës dhe nuk mund të merret më tepër”, mendim i cili me siguri është servirur nga specialistë mediokër.

Që të rehabilitohet vendburimi i Kuçovës ka dy mundësi. Së pari, Marrëveshja Hidrokarbure me kompani të huaja, si rruga më e përshtatshme për të siguruar investime dhe teknologji për rekuperimin e rezervave të mbetura në vendburimet. Marrëveshja e vitit 2007 për Kuçovën me kompaninë Sherwood International Petroleum, u reduktua në 1/100 e sipërfaqes produktive të vb, nga e cila,  tani pas 10 vitesh, janë shpuar vetëm 2-3 puse me një prodhim vjetor prej vetëm 2000 – 2500 ton/vit (!?).

A ka kuptim që një marrëveshje e tillëtë bllokojë vendburimin për 10 vjet me radhë dhe të mos bëhet asnjë promovim për mbi 90 % të sipërfaqes produktive të vendburimit  që është lënë e lirë, madje kjo MH vazhdon të konsiderohet si marrëveshje e tërë vendburimit (edhe në raportet e çdo viti të EITI Albania). Çfarë kuptimi ka kjo?!

Së dyti, duhet gjetur investitori që zotëron teknologji të avancuar për rehabilitimin e vendburimeve në shterim. Sot shtetet e zhvilluara të naftës, por edhe nga ato në zhvillim kanë ndryshuar rrënjësisht strategjinë e tyre për naftën, madje e quajnë si sfida e shekullit ’21, që lidhet me inovacionet në teknologji për shfrytëzimin e rezervave hidrokarbure të njohura. Ka një përmbysje të madhe për të përmirësuar rikuperimin  e naftës nga vendburimet ekzistuese me rënie prodhimi, mbështetur në zhvillimin cilësor dhe të shpejtë  të teknologjive dhe praktikave të reja të  punës, që tek ne janë të panjohura.

Madje nga ekspertët vlerësohet se këto mundësi janë më të mëdha në vendet ku, për arsye të ndryshme, disa nga teknologjitë më të fundit dhe mënyrat e punës nuk kanë mundur të zbatohen, ku ne jemi tipik në këtë drejtim.

Aktualisht tek ne nuk ka struktura që mund ta realizojnë strategjinë e re. Sot mund të gjesh një promovim skematik në nivel drejtuesish qendror, larg atij promovimi që bënte Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve deri 10 vite më parë, kur u shkri Insituti i Naftës dhe,me ristrukturimin në AKBN u hoq dorë nga profesionalizmi./ dita

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne