Kudsi i plagosur por në këmbë

Palestina dhe Kudsi përgjatë historisë janë sulmuar dhe pushtuar disa herë mirëpo populli palestinez me duar bosh insiston në rimarrjen e të drejtave dhe çlirimin e tij.

Dosja e Palestinës, është një prej dosjeve më të ndërlikuara në histori pasi për shekuj me radhë territori palestinez ka përjetuar krime të tmerrshme. Regjimi sionist ka pushtuar këtë territor dhe për çdo ditë vret dhe masakron banorët e Palestinës si dhe shkatërron simbolet islame sidomos në qytetin Kuds. Palestina përgjatë historisë së saj shumë herë është pushtuar nga fise dhe etni të huaja dhe ka përjetuar katastrofa të mëdha të cilat nuk mund të përshkruhen. Sipas sektorit arabe të sajtit Vaght, në fund të shekullit të 19-të Palestina është pushtuar gjatë luftës së kryqëzatave mirëpo Selahudin Ajubi në luftën e njohur Hetin arriti të çlirojë Palestinën dhe u shkaktoi dëme të konsiderueshme në njerëz dhe materiale për ushtrinë e luftës së kryqëzatave. Në vitin 1948 Palestina u pushtua edhe një herë. Pushtimi i saj ndodhi vetëm 3 vjet pas përfundimit të luftës së dytë botërore dhe pas rrëzimit të perandorisë osmane.

Në bazë të akordit Syce Piko, të vitit 1916 Palestina u pushtua sërish. Në realitet për pushtimin e këtij vendi plani është hartuar që në vitin 1897 në konferencën e parë të sionistëve në qytetin Bal të Zvicrës. Që nga koha e pushtimit të Palestinës në vitin 1948 dhe pushtimit të plotë të saj në vitin 1967, pushtim që u krye me ndihmën e vendeve perëndimore dhe në veçanti të Amerikës, shumë monumente dhe simbole të shenjta islame janë shkatërruar me qëllim që i gjithë territori të hebraizohet. Grupet dhe qeveritë e ndryshme të regjimit sionist gjatë gjithë kohës kanë vrarë me mijëra palestinezë, kanë shkatërruar qytete dhe shtëpi si dhe kanë djegur tokat pjellore. Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë nga pushtimi i Palestinës nga ana e pushtuesve sionistë, regjimi sionist vazhdon të kryejë krime kundër popullit palestinez me qëllim që nën heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare të forcojë strukturën e tij. Elementë të varur të rajonit gjithashtu punojnë për forcimin e pushtuesve sionistë dhe zgjerimin e pushtimit të Palestinës. Kohët e fundit mbështetja e elementëve të lartpërmendur për grupet terroriste në rajon është bërë shkak që përkushtimi në çështjen palestineze nga ana e vendeve islamike të ulet. Populli palestinez po paguan koston e komploteve të thurura nga organizatat botërore sioniste që janë duke u zbatuar nga regjimit sionist duke pasur mbështetjen e Amerikës, aleatëve perëndimorë dhe rajonalë. Rripi i Gazës përgjatë 2 dekadave të fundit ka përjetuar sulme të pandërprera nga regjimit sionist, ku sulmi i fundit ishte ai i vitit 2014 që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e mijëra palestinezëve dhe shkatërrojë infrastrukturën e të gjithë rajonit. Në BPLJ për shkak të bashkëpunimit të AAP me regjimin sionist dhe për shkak të shuarjes së intifadave të palestinezëve, shumë palestinezë janë shtypur barbarisht. Me gjithë kushtet e rënda populli palestinez dhe grupet e rezistencës, kanë vazhduar qëndresën e tyre për të fituar të drejtat siç është e drejta e kthimit. Shumë ekspertë janë të mendimit se zgjedhja e Avigdor Liberman si ministër i luftës i regjimit sionist është shtypja e palestinezëve dhe e përpjekjeve të tyre për të rimarrë të drejtat dhe për të mbrojtur vendin. Në të tilla kushte, organizimi sa më madhështor i Ditës së Kudsit ka rëndësi të madhe. E premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit është zgjedhur nga imam Khomeinit si Dita botërore e Kudsit me qëllim që të shprehet mbështetja për kombi palestinez, për çlirimin e Kodsit dhe të zonave të tjera të shenjta të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne