Kujdes, “Facebook” ju përgjon kudo!

Rrjeti social më i famshëm në botë, “Facebook”, do të nisë t’ju përgjojë nëpërmjet mikrofonit të smartfonit tuaj, madje do të monitorojë edhe se çfarë ju shikoni në televizor.

Shtypi amerikan ka zbuluar se kompania “Facebook”, pavarësisht skandalit në lidhje me sigurinë e të dhënave personale, është pajisur me patentat e nevojshme për disa algoritme të reja, të cilat parashikojnë të ardhmen e përdoruesve të këtij rrejti social.

Ky pretendim është hedhur nga gazeta “The New York Times”.

Nga viti 2012 e këtej, aplikimet për patenta të reja nga kompania “Facebook”, pronare gjithashtu e platformave “Instagram” dhe “WhatsApp”, kanë shkaktuar vazhdimisht polemika dhe debate në lidhje me privatësinë e përdoruesve./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne