Kujdes: Pijet energjike dhe jo vetëm, falsifikohen në Shqipëri. Zbulohen bandat

Zbulohet punishtja ku falsifikoheshin pijet, arrestohet një person. Po realisht sa punishte të tilla ekzistojnë në Shqipëri?
Është finalizuar me sukses operacioni “Dajti”, ku policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se kanë falsifikuar pije të ndryshme energjike.
Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasen F. B., 36 vjeçe, banuese po në Tiranë. Policia njofton se ka shpallur në të njëjtën kohë në kërkim edhe shtetasin me iniciale E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist).

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa liçensë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve

– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës

– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)

– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)

– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike

– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne