Kujdes, se djaloshi i llastuar do t’ju bëjë gjëmën! Turqia dhe Greqia flasin për luftë

Vazhdon retorika e ashpër mes Turqisë dhe Greqisë pas debateve që shpërthyen sërish sëfundmi mbi sovranitetin e disa ishujve në Egjeun Lindor.

Më parë, ishin ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Apostolakis që kishin kërcënuar Turqinë që të mos guxonte të çonte ushtarë në ishujt shkëmborë të diskutueshëm mes dy shteteve.

“Ne do ta bëjmë zero me tokën ishullin nëse turqit zbresin ushtarë në të”, tha disa ditë më parë Apostolakis, por nuk ka vonuar përgjigja truke.

“Në Greqi është një djalosh i llastuar (Lexo Kamenos sh.r). Edhe vetë grekët e quajnë djalosh të llastuar. Dua ti them qeverisë greke që të kujdesen që ky djalosh i llastuar nuk do të shkaktojë ndonjë incident serioz mbi sigurinë pasi pasojat do të jenë të pallogaritshme”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Mevlut Ccavushogllu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne