Kukan: Negociatat i meritoni, duhet të keni marrëdhënie të mira bilaterale me miqtë

Eurodeputeti Eduard Kukan u bëb thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.

Ai tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE. Gjithashtu duhet një ekip i fuqishëm për të treguar se Shqipëria e meriton.

E meritoni që të  hapen negociatat, madje duhet te kishin filluar. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni. Ky proces do të ketë edhe shumë momente të vështira. Burokracitë janë të vështira dhe të lodhshme. Mund të fitoni kohën e humbur, por ju duhen përpjekjet nga i gjithë vendi nga të gjitha fushat. Por në radhë të parë duhet të bindim Këshillin, pasi nuk kam dyshim që komisioni do të propozojë hapjen e negociatave dhe parlamenti do e aprovojë. Cdo shtet anëtar mund ta prishë këtë vendimmarrje, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm, duhet të keni marrëdhënie të mira bilaterale. Ju duhen miq, kushdo ka nevojë për miq“, deklaroi Kukan për aktivitetin që po mbahet në kuader te Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne