Kulla edhe në Beograd, por ndërtesa historike do të ruhet

Mbyllet një kapitull i historisë së Beogradit, i cili u shkrua 134 vjet më parë. Stacioni hekurudhor kryesor pushoi së funksionuari. Vendi, rreth kësaj ndërtese imponuese do të kthehet në një “Dubai” të vogël, siç premtojnë investitorë arabë që kanë marrë përsipër rizhvillimin e bregut të djathtë të lumit Savva.

Banorët e qytetit janë të pikëlluar që po sakrifikojnë në altarin e modernizimit një pjesë të historisë së këtij qyteti. Pamvarësisht projektit për zhvillimin e zonës, autoritetet nuk kanë menduar ta shembin. Ndërtesa e lavdishme do të kthehet në një muze historik, ndërsa dhe rreth tij do të ngrihen rrokaqiejt e betonit, çelikut dhe xhamit.

1 shtatori i vitit 1884 shënoi hapjen e stacionit kryesor hekurudhor të Beogradit. Arkitekti Dragutin Milutinoviç dhe ndërtuesit nga Franca u ndjenë krenarë që i ofruan kryeqytetit një ndërtesë të standardeve evropiane. Mbreti Silvan Obrenoviç, ishte gjithashtu krenar për një nga stacionet hekurudhore më të mëdha dhe më të bukura në Evropë. Treni i parë u nis nga ky stacion drejt qytetit të Nishit, duke u bërë kështu një qendër e ndërlidhjes së Evropës Perëndimore me lindjen. Në vitin 1888 ai u bashkua me stacionet e tranzitit “Orient Express”.

Historitë njerëzore që u portretiziuan në këtë stacion janë nguliur thellë në kujtesën kolektive të qytetit. është një parakalim ngjarjesh që mbartin brenda tyre, gëzim, hidhërim, dhimbje, dashuri, agoninë e njerëzve që ndahen, e përindërve që përcjellin fëmijët, apo e baballarëve të heshtur që quajnë mbi arkivoliet e djemve të kthyer nga lufta. Edhe pëshpëritjet e prostitutave që peshkojnë klientë në anën lindore të stacionit kanë lënë gjurmë, ashtu si kjo ndërtesë që do të mbetet pikë referimi për historinë e qytetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne