Kundërshtohen politikat e Trump për klimën

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington për të dytën javë me radhë, për të kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike dhe ambientin.

Ngjarja kryesore e protestave, u organizua më 29 prill, në Uashington, ku dhjetëra mijëra persona marshuan pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hotelit ‘Trump International Hotel’. Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre me propozimin e administratës Trump, për të shkurtuar fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit, një agjenci federale që harton ligjet për ambientin në SHBA. Shtëpia e Bardhë gjithashtu është duke e konsideruar tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit, ku 190 shtete, përshfirë edhe SHBA-në, e kanë nënshkruar atë, me shpresën që të frenojnë ngrohjen globale. Gjatë fushatës, Trump kishte thënë se ndryshimet klimatike janë “tallje”, që kishin për qëllim që t’i mundësojnë përfitime Kinës. Përderisa në shumë qytete amerikane, qytetarët protestuan kundër politikave të Trumpit, presidenti amerikan, më 29 prill, morri pjesë në një tubim në Harrisburg, të Pensilvanisë për të shënuar 100 ditëshin në zyren ovale. Fundjavën e kaluar, mijëra shkencëtarë kanë marshuar në Uashington për të kritikuar politikat e administratës Trump për shkencën dhe kërkimet./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne