Kuptimi i shkrimeve mbi armën e terroristit kristian

Kjo është arma që terroristi e përdori për t’i mbytur dhe vrarë Muslimanët në dy Xhamiat në Christchurch, Zelandë e Re. Kjo armë është mbuluar nga fanatizmi ekstremist i krishterë me datat dhe emrat e shumë prej faqeve të historisë (shumë prej këtyre shifrave të përmendura kanë qenë gjithmonë të respektuara në ideologjinë ekstremiste të krishtere për shumë vite) është shkruar mbi të gjithë armën.

Tani, çfarë nënkuptojnë këto shkrime? Le të kalojmë një nga një.

1) Charles Martel

Charles Martel ishte Mbreti i Francies (Franca e sodit), ai është i njohur në historinë evropiane për një gjë të veçantë, ai ishte që e ndali Kalifatin Islam që të përparon në Evropën Perëndimore në betejën e Tours’it në vitin 732. Për këtë arsye, ai respektohet dhe vendoset në një status hyjnor në mësimet ekstremiste Krishtere.

2) Tours 732

Beteja e Toursit në vitin 732, ndoshta ishte beteja më përcaktuese në historinë e Evropës. Forcat Muslimane të Kalifatit Umejjid e shtypën tërësisht Mbretëritë Krishtere të Spanjës dhe e pushtuan të gjithë Spanjën dhe përparuan paballafaqim në pushtimin e Europës Perëndimore. Nëse e krahasojmë peshorën e pushtetit gjatë asaj kohe, Kalifati Umejjid ishte superfuqia e vetme botërore, ushtarakisht dhe teknologjikisht shumë më e avancuar sesa Mbretëritë Krishtere të Evropës. Mbretëria e vetme që ishte diçka e aftë për të vendosur një rezistencë ndaj Kalifatit të fuqishëm në të gjithë Evropën ishte Mbretëria e Francës (Franca).

Beteja fillimisht shkoi shumë mirë për Muslimanët, Kalifati ishte pothuajse fitimtar, por ushtarët në ushtrinë e Kalifatit u bën lakmitar duke parë plaçkën e luftës dhe pasurinë e shtrirë në fushën e betejës dhe nuk iu bindën urdhërit të komandantit Abdu-Rrahman el Ghafikis dhe i thyen rreshtat për ta mbledhur pasurinë. Duke parë këtë, forcat Krishtere u mblodhën dhe i ndëshkuan Muslimanët, shumica e Muslimanëve ishin të paarmatosur ndërsa i hodhën poshtë armët e tyre për të siguruar sa më shumë pasuri që mundeshin. Të tronditur, ushtarët e Kalifatit ikën nga beteja dhe trimi Abdu-Rrahman el Ghafiki vetëm në një përpjekje të fundit e udhëheqi një ndëshkim të guximshëm kundër Frankit dhe e përqafojë martirizmin (ra shehid).

Shumica e historianëve e parashikojnë se n’qofse muslimanët ta kishin fituar betejën e Toursit, Muslimanët do ta kishin pushtuar të gjithë Evropën Perëndimore.

3) Vjenë 1683

Beteja e Vjenës në vitin 1683 ishte ofensiva e fundit e udhëhequr nga një Perandori Islame në histori. Perandoria Osmane në shekullin e 16 ishte superfuqi e botës, ushtria e saj ishte e madhe dhe ushtria e saj ishte e pakrahasueshme. Që nga themelimi i Perandorisë Osmmane, ajo e pushtonte Evropën me lehtësi. Papa inicioi shumë kryqëzata dhe krijoi shumë koalicione krishtere për të ndaluar avancimin Osman, por edhe me të gjithë Evropën e bashkuar, ata ende nuk ishin në gjendje ta ndalonin kërcënimin në rritje nga Osmanët.

Në vitin 1683, ushtria Osmane e rrethoi qytetin e Vjenës, në atë kohë qyteti njihej si ‘Zemra e Evropës’, Osmanët kishin një ushtri gjigande prej 300,000 ushtarëve, por në fund për shkak të arrogancës dhe mosbindjes së komandantit Osman, Kara Mustafës ndaj urdhrave të Sulltanëve, Osmanët e humbën betejën dhe Kara Mustafa u ekzekutua nga urdhrat e Sulltanëve. Disfata në Vjenë në vitin 1683 ishte katastrofike për botën Muslimane, kjo filloi rënien e ngadaltë të Perandorisë Osmane dhe pasi që nuk kishte asnjë luftë ofenzive apo zgjerim islamik, inovacionet teknologjike dhe të menduarit nga bota muslimane filluan të rrëzohen gjithashtu.

1683 është viti ku Perandoria Osmane e humbi statusin e super fuqisë botërore.

4) Calivijo (Kalivijo) 844

Sipas burimeve të Kishës Spanjolle, Beteja e Kalivjos ishte një ‘fitore’ e madhe e Krishterëve mbi Muslimanët. Por megjithatë, shumica e historianëve modernë evropianë kanë deklaruar se asnjë betejë e tillë nuk ka ndodhur dhe ishte një mit i bërë nga Kisha e Spanjës për ta rritur urrejtjen ndaj Muslimanëve. Nuk ka prova historike për të. Pjesa më e çuditshme është se sipas burimeve të Kishës Spanjolle, apostulli Xhejms, biri i Zebediut, një shoqërues i Jezusit që vdiq 800 vjet më parë, papritmas ‘u shfaq’ dhe e udhëhoqi ushtrinë Krishtere për ta arritur fitoren e saj.

5) Odo i madh

Odo i “Madh” ishte sundimtari i shtetit frank të Akuitejnes në Francë në vitet e 700’ta, ai ishte i njohur në botën evropiane si mbreti i parë Krishterë që e ka mposhtur Kalifatin Umejjid në betejën në vitin 721. Si rezultat ai e fitoi pseudonimin ‘i madh’. Sidoqoftë, në vitin 732, ai u mposht me poshtërim nga Abdu-Rrahman el Ghafiki në Betejën e lumit Garonne
.
Ironikisht, krerët e tjerë të krishterë si Charles Martel më vonë e luftuan dhe shkatërruan mbretërinë e tij. Të ashtuquajtur ‘vëllazëria krishtere’.

6) Aleksandre Bissonnette

Aleksandre Bissonnette është emri i terroristit i cili ka kryer sulmin mbi Xhamin në Kuebek City në Kanadë më 29 janar, 2017.

7) Skanderbeg (Skënderbeu)

Skënderbeu (1405-1468) ishte një shqiptar i cili fillimisht i shërbeu Perandorisë Osmane, por më vonë i tradhtoi ata dhe udhëhoqi një rebelim kundër Sulltanatit Osman. Ai ishte aq i pamëshirshëm në luftën e tij kundër Osmanëve. Pasi atij i mungonte aftësia ushtarake për t’i rrëzuar forcat e fuqishme Osmane, ai përdori luftë guerile dhe shkaktoi shumë dhimbje koke në provincën Osmane të Shqipërisë. Ai ishte aq mizor ndaj Muslimanëve, thuhet se ai kishte torturuar madje fëmijë të vegjël Muslimanë para nënave të tyre të zhveshura.

Për sukseset e tij të hershme, Sulltan Mehmet II e shtypi rebelimin e tij më vonë. Ai ishte aq i pamëshirshëm dhe i etur për gjak saqë edhe fisnikët krishterë që iu bashkuan rebelimit të tij, më vonë i kërkuan Sulltanit Mehmet II që të shpëtonin nga tirania e tij. Rebelimi i tij nuk arriti ta ndalonte avancimin Osman.

8) Anton Lundin Pettersson

Anton Lundin Pettersson është terroristi që ka kryer sulmin shkollor në Trollhättan në Suedi më 22 tetor 2015. Ai ishte një 21 vjeçar i cili u radikalizua nga mësimet ekstremiste krishtere, i cili më vonë vazhdojë me vrasjën e fëmijëve në një shkollë ku shumica ishin Muslimanë.

9) Marco Antonio Bragadin

Marko Antonio Bragadin (21 prill 1523 – 17 gusht 1571) ishte një oficer ushtarak në Republikën e Venedigut. Në vitin 1569 ai u zgjodh si kapiten i Mbretërisë së Qipros dhe u zhvendos në Famagusta, prej nga ai i sulmoi anijet Muslimane dhe anijet e Haxhit të cilat mbartnin pelegrinët Muslimanë në Mekkë dhe Medinë. Të burgosurit e kapur Muslimanë u torturuan dhe u ekzekutuan pa mëshirë. Më 17 shtator, 1570, marina Osmane e rrethuan qytetin, i paaftë për t’i shpëtuar taktikës dhe teknologjisë më të lartë Osmane, qyteti u rrënua dhe ra. Ai u ekzekutua më vonë nga Osmanët për krimet që i kreu ndaj Muslimanëve.

10) Kebab

Terminologjia moderne e ‘Kebab’ është një term nënçmues për Muslimanët. Ishte përdorur gjatë periudhave Osmane nga shtetet Krishtere për t’iu referuar Osmanëve, sepse Osmanët e zbuluan Kebabin.

11) Për Berlinin, Për Madridin

Referencë ndaj sulmeve të kryera nga ISIS në qytetin e Berlinit dhe Madridit.

– Siç shihet nga shkrimet e armës së tij, sulmi ishte një masakër e motivuar nga ana fetare, ishte një akt ekstremizmi i krishterë, ishte një akt terrorist i nxitur nga fanatizmi fetar.

Burimi: FB, Argumenti i Qartë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne