Kur bën humor policash dhe Lali Eri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën e sotme me këngën “me të bardha, me të bardha veshur-o”. Veliaj ka zgjedhur pikërisht këtë këngë, që duket se i përshtatet postimit të tij në “Facebook”.

Ai poston disa foto, ku shfaqet një polic i rrugores, duke gjobitur një makinë luksoze, ngjyra e së cilës është pikërisht e bardhë. Me ironi, kryebashkiaku shkruan se kënga është për nuset dhe jo për makinat rras e plas kudo.

“Me të bardha, me të bardha veshur-o! Zbukuruar si yll i mëngjesit-o… ??? Plako, është këngë për nuset, jo për makinën tate rras e plas kudo”, shkruan Veliaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne