Kur Franca arrestonte 159 pjesëtarë të MEK

Associated Press: Policia e Francës më datë 17 qershor 2003, ka bastisur selinë e Organizatës Muxhahedine Khalk dhe ka arrestuar disa pjesëtarë të kësaj organizate duke përfshirë edhe Maryam Rajavi. Në vazhdim po sjellim raportin e Elin Genli, gazetares së Associated Press, të përgatitur pas kësaj bastisje:

Forcat speciale të policisë të armatosura deri në dhëmbë, të martën kanë bastisur selinë qendrore të një grupi opozitar të Iranit dhe kanë arrestuar disa persona me akuza të projektimit të sulmeve terroriste në Francë dhe me akuzë të krijimit të një baze mbështetëse për operacione jashtë vendit.

Kjo bastisje e gjerë, është kryer një muaj pasi forcat amerikane kanë çarmatosur degën ushtarake të Muxhahedine Khalk në Irak. Kjo organizatë e cila është futur në kategorinë e grupeve terroriste nga Amerika dhe Bashkimi Evropian, po bënë përpjekje për ta rrëzuar regjimin fetar në Iran.

Autoritetet e Francës kanë arrestuar 159 persona gjatë bastisjes në qendrën e Organizatës Muxhahedine Khalk në veri të Parisit dhe në 12 zona të tjerë. Autoritetet policore gjatë këtij operacioni kanë konfiskuar 1.3 milionë dollarë që të gjitha nga 100 dollarë dhe një sasi kompjuterësh dhe mjete komunikuese satelitore.

Domenik Perbon, ministri i drejtësisë në një intervistë me Radio France Info, deklaroi: “Kjo çështje është e lidhur me luftën kundër veprimtarisë terroriste të cilat kryhen në territorin e Francës”.

Kjo bastisje është kryer gjatë zhvillimeve të protestave për demokraci në rrugët e Teheranit dhe në kohën kur evropianët kërkojnë nga regjimi islamik që të lejojë inspektimin e objekteve bërthamore. Teherani proteston për faktin se vendet perëndimore njëkohësisht lejojnë veprimtarinë e Muxhahedine Khalk në këto vende dhe në të njëjtën kohë akuzojnë Iranin për lidhje me organizatat terroriste në Lindjen e Mesme.

Nuk është përcaktuar akoma se këto bastisje për të cilat autoritetet franceze thonë se i kanë projektuar një muaj më parë, a janë të lidhura me pasigurinë në Iran apo jo.

Këto sulme, kanë ngjallur protesta të përkrahësve të Muxhahedine Khalk, për shembull një person përpara ambasadës së Francës në Londër i ka vënë zjarrin vetës. Policia e Gjermanisë në Hamburg ka arrestuar 50 protestues për shkak të hyrjes brenda në konsullatën e Iranit dhe për shkak të thyerjes së inventarit.

Qeveria e Iranit e cila Organizatën Muxhahedine Khalk e quan një organizatë terroriste, ka vlerësuar këto sulme. Hamid Reza Asefi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka thënë për gazetarin e agjencisë së lajmeve IRNA: “Ne prisnim që autoritetet e Francës që të marrin masa kundër pjesëtarëve të kësaj organizate”.

Qeveria e Francës ka deklaruar se qëllimi i këtyre bastisjeve ishte parandalimi i zgjerimit të operacioneve të Muxhahedine Khalk në territorin e Francës.

Ministri i brendshëm Nikolla Sarkozi duke vë në dukje çarmatosjen e degës ushtarake të kësaj organizate, ushtria çlirimtare kombëtare e Iranit në muajin maj gjatë një fjalimi në Parlamentin e Francës tha: “Ky grup, sidomos pas sulmit ushtarak në Irak, synonte ta shndërronte Francën në qendër logjistike të tij. Ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”.

Të martën në orët e para të mëngjesit, mbi 1300 policë thyen dyert dhe hyrën në kompleksin e rrethuar të Muxhahedine Khalk në Ursurvaz. Ky kompleks që ndodhet në veri të Parisit, përdorej si selia e Organizatës Muxhahedine Khalk.

Në mesin e personave të arrestuar, ndodheshin edhe një figura kyçe: Maryam Rajavi dhe Saleh Rajavi, bashkëshortja dhe vëllai i Masud Rajavi, lideri i grupit i cili është vendosur në Irak.

Sipas ministrit të brendshëm të Francës, kjo bastisje është kryer me urdhër të gjykatësit kundër terrorizmit të Francës Zhan Lui Barugie “për shkak të pjesëmarrjes kriminale në projektimin e sulmeve terroriste dhe mbështetje financiare ndaj një grupi terrorist”.

Autoritetet franceze në vitin 2001 kanë filluar hetime të gjëra rreth lidhjeve të dyshimta terroriste të Muxhahedine Khalk.

Sipas autoriteteve gjyqësore, prokurorët e Parisit javën e kaluar kësaj dosje i kanë shtuar edhe “mbështetjen financiare ndaj një grupi terrorist”.

Ky grup i ka quajtur të paligjshme këto bastisje dhe i ka dënuar ato./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne