Në mesin e shumë dokumenteve dhe dorëshkrimeve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, ka dhe një dorëshkrim të librit të shenjtë të myslimanëve Kuranit, që i takon shekullit të 15-të dhe i cili është shkruar me shkrimin Sylys.

Përveç këtij dorëshkrimi që nuk është e vetmja kopje e Kuranit që ruan AQSH-ja, në këtë arkiv ruhet dhe një berat i Sulltan Selimit I, me të cilin siç shpjegon osmanologu Rezart Mezani, Selimi I i jep Iljaz Mirahorit prona në zonën e Stambollit dhe të Korçës. Vula e Sulltan Selimit I në këtë berat është e pluhurosur me pluhur floriri.

95