Kur’ani 500-vjeçar kthehet në Pallatin Topkapi

Kurani i shekullit XV-të i shkruar nga kaligrafi Sukrullah Khalifah u kthye në Muzeun e Pallatit të Topkapi nga një koleksionist

Një Kur’an i shekullit të XV-të i shkruar nga kaligrafi Sukrullah Khalifah u kthye në Muzeun e Pallatit të Topkapi të Stambollit nga një koleksionist të enjten.

Kur’ani u shkrua në vitin 1494 në Stamboll dhe mbahej në Muzeun e Pallatit të Topkapi deri në vitin 1964. Kur u transferua në Muzeun e Arkeologjisë në Bursa, Kur’ani u zhduk.

Kur’ani u rizbulua kur kaligrafi Ziya Aydin, i cili e bleu Kur’anin nga një dashamir i librit disa vite më parë.

Pronarët e rinj të Kur’anit, vëllezërit Ali Sami dhe Ahmet Aydin, vendosën ta kthenin Kuranin në muze, pasi u arrit marrëveshja nga Ministri Turk i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, sipas Drejtorit të Muzeut të Pallatit të Topkapi Mustafa Sabri Kucukasci i cili foli me gazetarët.

“Nëse ky Kur’an nuk është ruajtur në atë mënyrë nga kaligrafi Ziya Aydin, ndoshta do të shfaqet në ndonjë bibliotekë të Evropës. Ne e falënderojmë familjen Aydini shumë, “shtoi Mustafa Sabri Kucukasci.

Burimi : World Bulletin/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne