Kurdët e Irakut kanë ekzekutuar në mënyrë sistematike qindra luftëtarë të kapur të ISIS-it

Ushtarët kurdë të Irakut akuzohen nga Human Rights Watch (HRW) për ekzekutime masive të luftëtarëve të kapur të ISIS-it. Masakra e pretenduar ka ndodhur pas një përplasje mes dy grupeve pranë kufirit irakiano-sirian, nga fundi i gushtit deri në fillimin e shtatorit.

HRW tha të premten se luftëtarët kurdë Peshmerga i mbajtën luftëtarët e kapur të ISIS-it në një shkollë në Sahel al-Maliha, një qytet 45 milje nga veriperëndimi i Mosulit, vendi i një prej betejave më të mëdha kundër ISIS-it në Irak. Forcat e koalicionit, duke përfshirë edhe shumë luftëtarë kurdë, morën kontrollin e qytetit nga ISIS-i në korrik 2017.

“Provat tregojnë se forcat Asajish të sigurimit (forca e sigurisë në Kurdistan) kryenë përgjatë gjithë javës ekzekutime masive ndaj të dyshuarve të kapur, duke vrarë nga dhjetëra deri në qindra të burgosur”, tha në një deklaratë Lama Fakih, zëvendësdrejtore e HRW.

“Autoritetet e Irakut dhe KRG-së (Qeveria Rajonale Kurde) duhet ti hetojnë urgjentisht dhe në mënyrë transparente pretendimet për ekzekutimet masive dhe të marrin masa ndaj përgjegjësve”.

HRW nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë dëshmitar për të konfirmuar raportin, por një ish luftëtar i forcave Asajish u tha atyre se kishte folur me disa Peshmerga që kishin marrë pjesë në ekzekutimet masive. Ish luftëtari, i cili mban pseudonimin “Nadim”, tha se atij i kishte treguar nje anetar i Asajishit se ata kishin ekzekutuar së paku 170 robër, ndoshta edhe më shumë.

“Për shkak se zona e varrit masiv ndodhet brenda zonës së rezervuarit të Mosulit, është shumë e rëndësishme që urgjentisht të lejohen ekspertët ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore të bëjnë një zhvarrim të detajuar para se shirat e sezonit të mbushin rezervuarin këtë vit,” tha raporti i HRW.

Drejtuesit e Asajishit e mohuan raportin kur u pyetën. Zyrtari kurd Dindar Zebari tha se në raportin e tyre të incidentit, Asajishi pretendonte se i kishte ndjekur militantët teksa ata përpiqeshin të arratiseshin përgjatë kufirit sirian.

Trupat e zbuluar nga HRW ishin nga ajo betejë, shtoi Zebari. “Ndoshta trupat e anëtarëve të vrarë të ISIS-it të kësaj lufte u sollën në një vend të vetëm për t’u varrosur”, tha ai.

Por HRW ngre dyshime në versionin Peshmerga. Ata argumentuan se trupat u zbuluan rreth 25 milje nga vendi i betejës së supozuar, dhe gjendja e kufomave tregonte se ata nuk ishin vrarë në fushën e betejes.

“Shpjegimi nuk përputhet me gjendjen ku trupat u gjetën, të qëlluar në kokë dhe të varrosur në shkretëtirë, larg nga vendi i luftimeve”, tha grupi i mbikëqyrësve.

Mosuli funksionoi disa kohë si kryeqyteti de facto i pranisë së Daeshit (ISIS) në Irak. Fushata nëntë mujore për të rimarrë qytetin lajmëroi fillimin e fundit të ISIS-it, pasi humbën vendin e fundit të territorit të tyre në Irak në dhjetor 2017.

Sidoqoftë, Daeshi (ISI) po mbijeton si një grup gueril dhe si grup terrorist. Sulmi i tyre më i fundit që nga ajo kohë ishte në mesin e janarit, kur një seri shpërthimesh vetëvrasëse në Bagdad lanë të vdekur 27 persona./ sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne