Kurz: Ja pse duhet të hapen negociatat e BE me Shqipërinë e Maqedoninë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Nëse duam të shmangim konflikte në Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit, duhet që t’i ofroni vendeve një ofertë të besueshme për një perspektivë europiane. Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet t’i hapim sa më shpejt negociatat për anëtarësim”, ka thënë politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Sipas tij, Austria mbështet edhe progresin për aderim në BE të serbisë dhe Malit të Zi.

Ndërkohë e përditshmja austriake, Die Presse, shkruan se Këshilli i Europës duhet të marrë një vendim Qershor, ku thekson se Komisioni e mbështet diçka të tillë. Ndërsa në Gjermani, sipas gazetës austriake, CDU dhe CSU kanë rezerva lidhur me këtë çështje.

Gazeta shkruan se Holanda dhe Finlanda po ngadalësojnë në vendimin e tyre, si edhe që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është vënë kundër një zgjerimi të BE-së.

“Sa më e keqe të jetë perspektiva për anëtarësim, më të mëdha janë shancet për influencë të shteteve si Turqia dhe Rusia”, ka paralajmëruar Kurz.

Die Press sjell gjithashtu në vëmedje fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë, i cili në një intervistë për Reuters ka deklaruar se nëse i jepet fund perspektivës europiane, atëherë kjo mund të shkaktojë “shumë zhvillime të këqija” shkruan e përditshmja austriake.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne