Kush do ta zëvendësojë dollarin amerikan?

nga Maksud Djavadov

Ideja e rënies së dollarit amerikan si valutë kryesore globale në tregtinë ndërkombëtare po merr gjithnjë e më shumë mbështete në pjesët e ndryshme të botës. Zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskovi ka cek me 17 shtator se “papritmas vendi i cili emeton dhe prodhon dollarin amerikan po fillon të ndërmerr hapa të cilët minojnë besimin në atë valutë rezerve. Gjithnjë e më shumë vende, jo vetëm në lindje, por edhe në Evropë, po fillojnë të mendojnë për mënyrat se si të zvogëlohet varshmëria e tyre ndaj dollarit amerikan”.

Ka të vërteta në atë kur të tjerët thonë se përpjekjet e mëhershme që dollarin amerikan të dëbojnë nga froni ishin të pasuksesshme. Megjithatë, gjatë përpjekjeve të mëparshme SHBA-të nuk ishin në krizë të tillë të thellë politike. Sjellja e Trumpit dhe hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë kanë ofruar rastin të tjerëve që dollarin të reduktojnë në nivelin e valutës të kategorisë së dytë.

Dollari amerikan është në rrugë që të humbas epërsinë në të ardhmen e afërt. Tash është në procesin e rënies. Pyetja është se sistemi bashkëkohor global ekonomik a ka alternativën e qëndrueshme dollarit amerikan? Përgjigjja e thjeshtë është akoma jo. Kjo nuk është e bazuar në faktin se paradigma ekonomike edhe më tutje funksionon brenda kornizës amerikane, por ka edhe shumë lidhje me “pushtetin e butë” të SHBA-ve. Gjersa shumë vetë flasin për valutën kineze e cila po zëvendëson dollarin, kjo thjeshtë nuk mund të ndodhë gjersa Kina sheh mendimin perëndimor liberalo-kapitalist si vlerë primare bashkëkohore civilizuese edhe për vete. Njëri nga arsyet kryesore konkrete është se Kina ka investuar shuma të mëdha parash në letrat shtetërore amerikane me vlerë, të cilën nuk mund të refuzojë. Sikurse ka theksuar Vincent Reinhart, ekonomisti kryesor dhe makro strategu në BNY Mellon, në lajmet e CNBC në prill 2018 ka thënë: ”Nëse Kina i shet letrat e saja me vlerë, me siguri disa të duhet të shes me çmim më të ulët blerës. Kjo do të sillte humbje të konsideruara Pekinit”.

Realiteti është se Kina edhe pse vendi i fuqishëm, nuk është tërheqëse për vende tjera. Njerëzit dëshirojnë të bëjnë biznes me Kinën, të fitojnë para, të udhëtojnë atje, etj, porse Kina perceptohet si fuqi rajonale , e jo si faktor global. Për shembull industria kineze e filmit nuk vendos standarde për marrëdhëniet në mes meshkujve dhe femrave, sikurse që bën Hollywoodi. Tinejxherët egjiptian dhe gjerman imitojnë sjelljet e të rinjve të Los Angjelosit dhe dëshirojnë të jenë sikurse ata, e jo sikurse të rinjtë e Pekinit. Made in America ka vlerë më të madhe në botë se Made in China. Edhe pse këto nuk janë parametra prekëse ekonomike, ato janë të fuqishme dhe variabla të pasqaruara të cilët krijojnë në mendjen e tyre.

Bota por lëviz drejt rendit global multilateral . Kina, Rusia dhe Gjermania do të kenë rol më të madh, sikurse edhe bota myslimane. Turqia, Irani dhe Malajzia janë yje të shndritshme të botës myslimane. Përkundër sanksioneve të fuqishme kundër Iranit, shkalla e zhvillimit të shkencës është rritur 18 herë ndërmjet viteve 1996-2008. Duke lënë anash pamjen e vazhdueshme, të gabuar dhe të qëllimshme me të cilën Irani është prezantuar nga ana e Perëndimit, sot Irani islamik është në pozitën shumë më të mirë politik, social dhe ekonomik. Bile edhe disa kundërshtar të tyre pranojnë se Irani ekonomikisht sot qëndron më mirë se në vitin 2008. Malajzia kohë më parë kishte zgjidhje të shkëlqyeshme të cilët e liruan atë nga sundimtari i korruptuar. Turqia poashtu po braktis ndikimin e Washingtonit.

Pa dyshim se këto vendet po ballafaqohen me pengesa të mëdha. Megjithatë ato janë në gjendje më të mirë se që ishin para dhjetë vitesh. Më nuk frikësohen të thonë jo dominimit politik, ekonomik dhe kulturor të NATO-së. Kjo është me rëndësi të dihet që të kuptohet realiteti se Kina, Rusia dhe BE-ja, yjet e bisedimeve për korporatat e medieve, nuk janë të vetmit lojtar në rendin e ri botëror në krijim. Në lojë janë edhe aktorët tjerë. Vonesa e SHBA-ve si super fuqi globale, politike dhe ekonomike tani është realitet, por fuqia e dollarit amerikan është në vlerën e tij abstrakte, e jo vetëm në atë konkrete. Këto janë idetë të cilët dollari amerikan përfaqëson, që e bën atë të fuqishëm. Idetë liberale kapitaliste dhe idealet akoma dominojnë në botëkuptimet në opinionin global, posaçërisht tek ekonomistët.

Fuqia e dytë e vetme me bazat koherente, intelektuale dhe shpirtërore për sfidimin e Perëndimit dhe përmirësimin e paradigmës ekzistuese globale është Islami. Edhe pse kjo funksionon larg mendimit ekonomik, kjo nuk është rast. Në themel të kësaj analize mund të supozohet se dollari amerikan do të mbetet valutë e rëndësishme në një të ardhme të afërt, por jo edhe dominuese. Ajo do të mbetet e rëndësishme gjersa ideja për perandorinë amerikane të mbetet paradigma globale dominuese. Kina, Japonia, Rusia ose BE-ja nuk janë të aftë e as të interesuar për krijimin e ekonomive konkurrente globale. Valutat e tyre dhe mekanizmat ekonomik të tyre mund të shërbejnë si kalim të mirë nga dollari amerikan në diç tjetër, por nuk mund të zëvendësojnë dollarin amerikan si valutë globale,. Ju mungon vlera abstrakte.

Prandaj koha është që ekonomistët mysliman të fillojnë të mendojnë jashtë kornizave në nivelin praktik. Islami ka të gjitha mjetet e nevojshme për përmirësimin e sistemit ekonomik global bashkëkohor për tërë njerëzimin. Pika e mirë fillestare do të ishte fillimi i shfrytëzimit të terminologjisë së Kur’anit dhe në vend të ekonomisë, të bisedohet për iktisadin i cili buron nga fjala kasad, që do të thotë baraspesha. Iktisadi islamik bazohet në krijimin e baraspeshës në shoqëri, e jo në polaritetin ekstrem në pasurinë e një pjese të vogël të pasanikëve të pista, dhe me miliarda të varfër në botë.

Burimi : Crescent International/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne