Kush e porositi kontenierin me banane, dyshime për “peshq” të mëdhenj në lidhje me politikën

“Arbri Garden” eshte kompania e cila kishte porositur bananet nga Kolumbia, e ne kontenierin qe ishin ato u gjet edhe nje sasi rekord kokaine, plot 613 kg.

Sipas gazetares se “News24”, Klodiana Lala, referuar burimeve te saj ne Prokurorine e Kriemve te Renda, janë tre personazhe të njohur të botës së krimit që janë duke u verifikuar.

Mësohet se bëhet fjalë për një rrjet të fuqishëm që trafikonte drogë në vendet e BE.

Nga hetimet paraprake, mesohet se droga ka ndjekur kete itinerar: Kolumbi, Itali, Maltë dhe Durrës.

Me te mberritur ne Durres, kontenieri, pas sinjalizimeve nga vendet partnere, është mbajtur nën vëzhgim përgjatë 24 orëve të fundit dhe eshte nderhyre teksa po bëhej tranportimi për në magazinat e kompanisë Arbri Garden i bananeve.

Lala tha se ka dyshime të forta se kjo sasi rekord droge do kthehej prapë mbrapsht në vendet e BE.

Madje ajo shtoi se ka dyshime të forta se ky rrjet i fuqishem i trafikimit te kokaines kanë lidhje me njerëz të politikës, e keto janë dyshimet e forta që kanë ngritur prokurorët të krimeve të Rënda te cilet jane mbledhur paraditen e sotme ne nje analize rreth ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne