Kush është biznesmeni i fuqishëm që fshihet pas vrasjes së bujshme të Ivanoviçit

Burime të policisë së Kosovës thanë për rrjetin investigativ BIRN se Milan Radoiçiç, biznesmeni i fuqishëm i konsideruar si mbajtësi i vërtetë i pushtetit në veriun e Kosovës, është i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Vetë ky i fundit e pat përcaktuar dikur Radoiçiçin si figurë kyçe të një sistemi frikësues pushteti në atë zonë. Në muajin qershor, biznesmeni u emërua zëvendës presidenti i listës serbe.

Ai vetë nuk ka komentuar mbi lajmin se konsiderohet i dyshuar për vrasjen e bujshme të politikanit lokal serb. Policia e Kosovës arrestoi sot katër persona në kuadrin e hetimeve mbi ngjarjen e 16 janarit të këtij viti. Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, citohet të ketë thënë se dy nga të arrestuarit janë pjesëtarë serbë të policisë së Kosovës.

Aksioni i policisë nxiti reagime të shumta, përfshirë ato të autoriteteve në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiç takoi ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd për të shprehur shqetësimin e tij nga ky episode. Vuçiç mësohet të ketë thënë se “Serbia nuk ka më arsye për t’i bësuar misionit të KFOR-it në Kosovë”.

Por, forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë argumentuan së veprimet e policisë nuk ishin të paligjshme e nuk ka pasur ndonjë kërcënim për sigurinë e qytetarëve. Ndërkohë, grupe qytetarësh serbë u mblodhën në sheshin qendror të Mitrovicës për të shprehur kundërshtinë e tyre.

Zyrtari i listës Serbe, Igor Simiç u shpreh se institucionet e Prishtinës po e shfrytëzojnë rastin e hetimeve të vrasjes së Oliver Ivanoviç për të përdorur siç tha ai, forcën kundër serbëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne