Kush është femra që po fundos Saimir Tahirin

LAJMI I FUNDIT

Prokuroria-deputetëve: Po rrezikoni jetën e dëshmitarëve. Do hetoheni për nxjerrje sekreti

EKSKLUZIVE/ Kush është femra që po fundos Saimir Tahirin...

EKSKLUZIVE/ Kush është femra që po fundos Saimir Tahirin…

19:20, 21/10/2017

Partia Socialiste vendosi sot që të votojë kundër heqjes së imunitetit për deputetin dhe ish-ministrin Saimir Tahirin. Një vendim që ndodh për herë të parë.

Fakti që Tahiri do të ketë imunitet ndërsa do të hetohet ka bërë që prokuroria të ndërmarrë disa hapa të tjerë ligjorë, për të siguruar e mbrojtur provat dhe dëshmitarët e saj.

Pikërisht në mbrojtje të hetimit, prokuroria sot ka marrë në mbrojtje një oficere policie, e cila ka dëshmuar për trafikun e drogës që bënte ‘grupi Habilaj’ si dhe lidhet e tyre me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër.

Oficerja e policisë ka qenë më parë me detyrë në Vlorë dhe aty është bërë dëshmitare e lidhjeve të Saimir Tahirit me Habilajt.

Kjo ka qenë dëshmia e dorëzuar sot në Këshillin e Mandateve që i është dorëzuar deputetëve, por sërish socialistët vendosën që të mos e lëshonin kolegun e tyre Saimir Tahiri.

Pas këtij vendimi, deputetë socialistë të Këshillit të Mandateve janë shpërndarë nëpër studiot televizive për të mbrojtur vendimin e tyre dhe për të akuzuar prokurorinë se nuk kishte sjellë prova ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne