Kush është gjyqtarja Herila Çela që liroi të “rrezikshmin” e Vlorës. Masa që mori KLD-ja në 2014

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Herila Çela për të cilën Ministria e Drejtësisë kërkoi sot shkarkimin ka edhe “precedentë” të tjerë të marrë në të kaluarën. Përveç skandalit të lirimit të Taulant Beqirit, në vitin 2014-të ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kishte kërkuar shkarkimin e saj.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për mos zbardhjen e vendimeve gjyqësore në kohë.

Në foto gjyqtarja Herila Çela

Tre vite më vonë, në vitin 2017-të gjyqtarja është denoncuar edhe në emisionin Stop se ka dhënë një vendim të gabuar, për një çështje prone. Në bazë të vendimit të saj shtetasja Liza Lamçaj që akuzonte policin Daut Braçajt se i kishte marrë pa të drejtë një dyqan detyrohej t’i kthente atij 160 mijë euro.

Emri i Herilës përmendet edhe në 2010-ën në rastin e ekstradimit drejt Italisë të Albano Prudentinos, ndonëse në sallën e gjyqit u përball me kundërshtinë e avokatit të tij. Albino Prudentino është i njohur në Shqipëri si një nga krerët e mafies italiane që ka vepruar edhe në vendin tonë. Në seancën gjyqësore kur gjyqtarja Herila mori vendimin për ta ekstraduar, avokati i Prudentinos u shpreh se gjatë gjykimit të Herilës ka shkelje të rënda të të drejtave, ndërsa ekstradimin e cilësoi antiligjor dhe antikushtetues.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne