Kush është gruaja më e kërkuar në Berat dhe pse

Policia e Shtetit vazhdon të bëjë publike emrat dhe fotot e personave më të kërkuar në Shqipëri. Në vijim të publikimeve të mëhershme, Policia ka nxjerrë edhe emrat dhe fotot e 16 personave më të kërkuar në Berat.

Midis këtyre emrave, bie në sy edhe një femër.

Ajo quhet Mirela Muhametllari e cila është dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”- njofton policia në komunikatën e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne