Kush është Mbreti Salman i Arabisë Saudite ndaj të cilit u raportua për puç

Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud mori fronin pas vdekjes së gjysmë-vëllait të tij, Mbretit Abdullah më 2015.

Ai ishte guvernator i provincës së Riadit për 48 vjet para se të bëhej Ministër i Mbrojtjes më 2011 dhe princ i kurorës një vit më vonë.

Ai erdhi në fron në moshën 79 vjeçare.

Mbreti Salman është pjesë e një fraksioni me ndikim brenda familjes mbretërore të formuar nga djemtë dhe nipërit e Mbretit Abdulaziz dhe gruas së tij më të pëlqyer, Princeshës Hassa al-Sudairi.

Pas vdekjeve të ish-mbretit, Fahd, i cili udhëhoqi mbretërinë nga viti 1982 deri më 2005, dhe dy princave të kurorës, Sultan dhe Nayef, Salman ishte anëtari më i fuqishëm i mbijetuar i këtij fraksioni.

Si Ministër i Mbrojtjes ai ishte kreu i ushtrisë saudite dhe iu bashkua SHBA’ve dhe vendeve të tjera arabe në sulmet ajrore në Siri më 2014 kundër Shtetit Islamik.

Raportohet se Mbreti Salman nuk është i interesuar në reformat politike dhe sociale në vend sikurse paraardhësi i tij.

Prioritet i Mbretit Salman është mbajtja e stabilitetit në Arabinë Saudite.

Shëndeti i 82 vjeçarit gjithmonë ka qenë çështje e interesit. Ai besohet se ka pësuar së paku një sulm në zemër që e la atë me lëvizje të limituara në krahun e majtë.

Ndërkohë, sonte u raportua për një puç të mundshëm kundër tij kur u dëgjuan të shtëna afër pallatit të tij.

Por policia tha se një dron i paautorizuar ishte rrëzuar.

Në këtë kohë, Mbreti thuhet të mos ketë qenë në pallat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne