Kush është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo Baton Haxhiu?

Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar edhe Baton Haxhiu. Nisur nga mënyra sesi zoti Haxhiu është sjellë në studio, toni i përdorur, por edhe kredencialet që mori për të treguar kufij dhe harta, mënyrë ndarjeje të tyre, është e vështirë, në mos e pamundur ta cilësosh zotin Hashiu vetëm si gazetar.

Mitrovica i mbetet Kosovës?

Po po, Mitrovica mbetet në Kosovë.

Ky ka qenë vetëm një fragment nga diskutimi në studio, në të cilin zoti Haxhiu ka marrë rolin e një delegati dhe përmbaruesi absolut që di gjithçka e ndikon për çdo vendim.

Më shumë akoma, zoti Haxhiu ka përcaktuar edhe humbjet e territorit në përqindje, 2.2% minimalisht, 4.5% maksimalisht.

I goditur së fundmi ashpër në media, ai ka ardhur në Tiranë edhe për të lëshuar një akuzë publike që synon të defaktorizojë lojën politike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit aktual Ilir Meta.

Sipas tij, në vitin 2002 Meta dhe Gjingjiç kanë rënë dakord që korrigjimi që kërkohet sot është zgjidhje, ndërkohë që për Berishën, Haxhiu ka thënë se ai e ka deklaruar këtë në një samit në Stamboll.

I dyti ka reaguar menjëherë duke e hedhur poshtë akuzën, çka pritet të hapë një debat të madh në të dy anët e kufirit. Ajo që nuk kuptohet këtu është se për cilën arsye, Baton Haxhiu kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili një javë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit” nuk pranoi në asnjë çast të fliste për kufij konkretë, për shifra dhe fshatra, por u mjaftua që të deklarojë se Mitrovica dhe Trepça do mbeten në Kosovë.

Mbi cilën kredencial zoti Haxhiu ndan kufijtë në debate televizive duke i paraprirë një procesi që supozohet se është negociatë? Zoti Thaçi u pyet madje posaçërisht për këtë çështje, pra nëse ka një marrëveshje në parim të dakordësuar dhe negociata është formalitet, apo e kundërta? Zoti Thaçi deklaroi i prerë se do të ketë negociatë reale mbi terma konkretë, por sot, njeriu i tij kryesor në media, e ka parakaluar, duke e përgënjeshtruar dhe duke ja shuar kuriozitetin mbarë Ballkanit për atë se çfarë do lëshojtë eventualisht Kosova. Ky është një paradoks dhe absurd që vetëm mes shqiptarëve mund të ndodhë, kur një gazetar paracakton kufijtë në studio televizve dhe kur një president rri e shikon e ndoshta nesër do përpiqet të bëjë sikur nuk e ka ndjekur debatin.

Më poshtë videot e diskutimit:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne