Kush është Sia dhe pse e mbulon fytyrën e saj? Ja si duket ajo pa parukë

Australiania Sia është bërë një fytyrë – dmth, zë – i njohur në botën e popit falë megahiteve të tilla si Chandelier, Titanium dhe Cheap Thrills.

Por a e dini se ajo ka pasur një hit në listat Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar që në vitin 2000, apo që ajo ka qenë backvocal për Jamiroquai? Këtu është gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me kantautoren gjeni.

Kush është Sia? Cili është rrugëtimi i saj?

Kantautorja Sia Furler – e njohur profesionalisht si Sia – u lind në një familje muzikantësh në Adelaide më 18 dhjetor 1975.

Ajo filloi karrierën në një grup lokal xhazi dhe krijoi një album solo, para se të shkonte në Londër në vitin 1997.

Në Mbretërinë e Bashkuar ajo performoi si backvocal për Jamiroquai dhe si vokali kryesor për bandën “Zero 7”, duke fituar famë me këngë të tilla si Destiny, Distractions dhe Somersault.

Singëlli i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar, Taken for Granted, është ndërtuar mbi një shembull të “Montagues dhe Capulets” të Sergei Prokofiev.

Ai arriti nr. 10 në tabelën e singëllave dhe e pa Sian të performonte në Top of the Pops të BBC-së.

Albumi pasues i vetë-shkruar, i quajtur Healing is Difficult (2001), perzien xhazin me retron, soulin me popin, me tekste thellësisht personale të frymëzuara nga vdekja e partnerit të saj në një aksident me makinë.

Pas Colour the Small one (2004), ajo lançoi singëllin Breathe Me, i cili u përdor në skenën e fundit të Six Feet Under, duke e bërë asaj brenda natës një kult.

Por, meqë suksesi komercial po e shmangte atë, Sia u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2005, aty ku ka jetuar dhe punuar që atëherë.

Cilat janë këngët më të njohura të Sias?

Megahiti i parë global i Sias ishte Titanium, një lançim i vitit 2011 nga producenti David Guetta, që paraqiti vokalin e saj demo.

Kënga u bë Top 10 në mbarë botën dhe pasoi me shkrimin e teksteve për artistë të shumtë nga Sia (shih më poshtë).

Një vit më vonë, Wild Ones, një bashkëpunim me Flo Rida, u bë një nga dhjetë këngët më të shitura të vitit 2012 në nivel global.

Në mars të vitit 2014, Sia lançoi solon e saj të madhe, Chandelier. Vetëm në SHBA janë shitur 2 milionë kopje në më pak se një vit, mbështetur nga një video jashtëzakonisht popullore që shfaqte balerinën e vogël Maddie Ziegler.

Albumi i saj hit 1000 Forms of Fear shfaqi edhe himnin Elastic Heart (luajtur në Hunger Games: Catching Fire) dhe Big Girls Cry.

Albumi pasues, This Is Acting, përbëhet prej këngëve të cilat ajo i ka shkruar fillimisht duke pasur këngëtarë të tjerë në mendje, dhe përfshin Alive (e bashkë-shkruar me Adele) dhe një tjetër hit global, Cheap Thrills.

Për cilët artistë të tjerë ka shkruar këngë Sia?

Gjatë pesë apo më shumë viteve të fundit ajo ka shkruar këngë për Beyonce, Britney Spears, Carly Rae Jepsen, Celine Dion, Cheryl, Christina Aguilera, Jennifer Lopez, Jessie J, Katy Perry, Kelly Clarkson, Kelly Roëland, Maroon 5, Rita Ora dhe Shakira.

Por, hiti i saj më i madh deri më sot si një kompozitore është Diamonds – i regjistruar, sigurisht, nga Rihanna – i cili shiti mbi 7.5 milionë kopje në vetëm tetë muaj në vitet 2012/13.

Në një intervistë me New York Times, Sia pohoi se iu deshën vetëm 14 minuta për të shkruar tekstin e kësaj kënge.

Pse e mbulon Sia fytyrën e saj me një parukë?

Rreth lançimit të albumit të saj të pestë, We Are Born, Sia filloi të mos ndihej rehat me famën e saj në rritje.

Aussie – e cila ka vuajtur nga varësia ndaj drogës, alkoolizmi, depresioni dhe çrregullimi bipolar – konsiderohet se ka dalë në pension nga performimi dhe turnetë.

Që prej lançimit të Chandelier në vitin 2014, Sia ka veshur një parukë gjatë shfaqjeve live, në paraqitjet në TV dhe në video për të mbajtur “një sasi të vogël privatësie” – një pamje e cila është bërë tashmë një markë tregtare.

Megjithatë, shumë imazhe të fytyrës së saj ekzistojnë në internet dhe ajo u kap së fundmi pa parukën e saj në aeroportin e LA.

A është e martuar Sia?

Sia u martua me regjizorin e dokumentarëve, Erik Anders Lang në Kaliforni në gusht 2014.

Megjithatë, çifti njoftoi ndarjen e tyre në dhjetor 2016.

Ajo është bi-seksuale e deklaruar dhe disa vite më parë kaloi në një marrëdhënie me muzikantin amerikan JD Sansonit.
A do të ketë Sia një turne në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti?

Duket se Sia nuk ka plane për turne në këtë kohë.

Turi “Nostalgji për të Tashmen” – i pari i saj në pesë vjet – shkoi në disa dhjetra qytete në SHBA në vitin 2016, pas një performance të rëndësishme në Coachella.

Nuk ka pasur koncerte në turne në Mbretërinë e Bashkuar, por ajo ka performuar në Festivalin V në Essex dhe Staffordshire në gusht 2016. / © Gazeta Impakt
Burimi: The Sun

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne