Kush është vajza palestineze për të cilën flasin të gjithë?

Ahad Tamimi është një vajzë e vogël palestineze e cila me qëndresën e saj është bërë objekt i diskutimit të shumë mediave në të gjithë botën.

Kjo nuk është hera e parë që vajza Tamimi ka tërhequr vëmendjen e botës kundrejt çështjes palestineze. Ajo që në moshë të vogël ka marrë pjesë në protestat e organizuara kundër regjimit sionist dhe pamjet e konfrontimit të saj me ushtarët izraelitë janë transmetuar shumë herë. Për momentin kjo vajzë palestineze mbahet e arrestuar. Mediat izraelite, duke transmetuar video të konfrontimit të vajzës me ushtarët izraelitë pranë shtëpisë së saj, kanë njoftuar se mandati i arrestit të vajzës palestineze është shtyrë edhe për 4 ditë.

Ahad Tamimi

Ahad Tamimi, 16 vjeç, është arrestuar javën e kaluar gjatë protestave që palestinezët kanë organizuar kundër vendimit të Donald Trump presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods. Pas kësaj, vajza Ahad Tamimi disa herë është konfrontuar me ushtarët izraelitë përballë shtëpisë së saj. Në videon e publikuar, vihet re se vajza i shtyn ushtarët dhe i qëllon me shpullë. Vetëm disa orë përpara këtij konfrontimi, palestinezët e fshatit Nabih Saleh kanë lëshuar gurë në drejtim të ushtarakëve izraelitë. Ushtarakët kanë dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre dhe nuk i kanë lejuar të kthehen. Kjo nuk është hera e parë që publikohen pamje nga konfrontimi i vajzës palestineze Ahad Tamimi me ushtarët e regjimit sionist. Ajo vite më parë ka marrë medalje nderi nga Mahmud Abas kreu i AAP ndërsa nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka marrë medaljen e guximit. Sot emri i kësaj vajze është i lidhur me rezistencën palestineze dhe shumë intelektualë, analistë, shkrimtarë dhe mbrojtës të të drejtave të palestinezëve atë e quajnë simbol të rezistencës.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne