Kush ia jep Indisë të drejtën për t’u futur në territorin kinez? Askush!

Më 2 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës (MPJ) botoi një dokument zyrtar me titull “Faktet dhe Pozicionimi i Kinës në lidhje me Trupat Kufitarë Indianë që Kalojnë Kufirin e Kinës dhe Indisë në Sektorin Sikkim”, duke i lejuar bashkësisë ndërkombëtare të njihet më mirë me Faktet e çështjes. Më 24 korrik, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, bëri gjithashtu komente të shkurtra por të rëndësishme për këtë çështje.

Letra dhe vërejtjet e ministrit dërguan dy mesazhe. Një; trupat kufitare indiane hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kinës. Dy; e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo është që India të tërheqë pa kushte trupat e vet.

Mediat indiane thanë së pari se forcat ushtarake kineze “pushtuan në territorin indian në mënyrë të paligjshme”, por zyrtarët indianë e ndryshuan retorikën duke e përshkruar Doklamin si një zonë të diskutueshme midis Kinës dhe Butanit, dhe shprehën shqetësimin e Indisë lidhur me aktivitetet e Kinës të ndërtimit të rrugëve në zonë.

Këto shpjegime janë të pabaza në aspektin e vendndodhjes, historisë, ligjit, si dhe moralit të tanishëm. Doklami nuk ka qenë kurrë një fushë e diskutueshme ndërmjet Kinës dhe Indisë.

Ndërhyrja e paligjshme e Indisë është ekspozuar në mënyrë të qartë. Zëdhënësi i MPJ-së zbuloi një foto që tregonte trupat dhe automjetet indiane që kalonin ilegalisht kufirin.

Kufiri Kinë-Indi në Sektorin Sikkim është caktuar nga Konventa e vitit 1890 midis Britanisë së Madhe dhe Kinës që lidhet me Sikkimin dhe Tibetin, dhe njihet nga qeveritë kineze dhe indiane.

Megjithatë, pala indiane nuk e përmendi konventën në deklaratat e saj të fundit, por u përpoq të shtrembëronte faktet historike përmes propagandës së saj në media.

Pretendimi i Indisë se “Doklami i përket territorit të Butanit” është gjithashtu i paarsyeshëm. Kina dhe Butani kanë pasur 24 raunde bisedimesh kufitare që nga vitet 1980. Si një palë e tretë, India nuk ka të drejtë të ndërhyjë ose të pengojë ato bisedime, dhe akoma më pak të drejtë për të bërë pretendime territoriale në emër të Butanit.

“Shqetësimi i sigurisë” i Indisë në lidhje me aktivitetet e ndërtimit të rrugëve të Kinës është edhe më qesharak. Ndërtimi i rrugëve po zhvillohet tërësisht brenda territorit kinez.

Edhe nëse “shqetësimi i sigurisë” i Indisë konsiderohet i ligjshëm, ende është e gabuar që India të dërgojë trupa për të kaluar një kufi dhe për të hyrë në territorin e një vendi tjetër, dhe një sjellje e tillë është e patolerueshme për çdo vend.

Në të vërtetë, është pala indiane që e përdor “mbrojtjen e Butanit” si një justifikim për kalimin e kufirit dhe hyrjen në Kinë, dhe krijon një kauzë të zonës Doklam në mënyrë që të mbajë peng negociatat e kufirit të Butanit me Kinën, vuri në dukje zëdhënësi i MPJ-së Geng Shuang më 6 korrik.

Kjo reflekton se sjellja e keqe e Indisë është e bazuar në historinë e gabuar, logjikën e çrregulluar dhe besimin e verbër moral, i cili është i pajustifikueshëm dhe vështirë se mund të fitojë mbështetje për Indinë.

Kina ka vullnetin për ta zgjidhur problemin në mënyrë paqësore përmes mjeteve diplomatike, dhe ushqen paqen dhe harmoninë në zonat e saj kufitare, por nuk do të bëjë kompromis mbi çështjet e sovranitetit territorial. Synimi i Indisë për të zgjatur pafundësisht shtyrjen e kufirit është i destinuar për të marrë fund.

Siç vuri në dukje Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, zgjidhja e problemit është shumë e thjeshtë: India duhet të tërheqë me vetëdije trupat e saj. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne