Kush ishte Sulltani që na u shfaq mbrëmë dhe vazhdon të shfaqet në serialin “Kryeqyteti”?

Nga Abdullah Klinaku

– Sulltan Abduhamiti, financoi mbajtjen e Kongresit të Manastirit me 100 lira që i bien diku rreth 400.000 mijë dollar të sotëm, sipas dëshmisë së Mit’hat Frashëri te broshura e shkruar për Naim Frashërin dhe po ashtu Eqrem Vlora në kujtimet e tija.

– Abdul Hamidi, deri sa ishte i zënë rob në Selanik, me ushtarë shqiptar, Isa Boletini, nisi rrugën për lirimin e tij. Kjo rrugë ju ndërpre në Shkup (sipas përshkrimit të Hasan Prishtinës)

– Sulltani Abdul Hamidi mbështeti Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Xhaferr Belegu në librin ‘Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë’ kujton që përpara se ky takim të zhvillohej, në rrjedhën e ngjarjeve kishte hyrë vetë sulltan Abdul Hamidi II. Ai kishte thirrur në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl Be Frashërin për t’i udhëzuar për zhvillimin e lëvizjes. Ndërsa në aparencë sulltan Hamiti tregohej sikur donte të përmbushte kërkesat e fuqive të mëdha, nën rogoz nxiste muslimanët që të mobilizohen dhe përballojnë agresionin. Belegu thotë që sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut të Gjakovës Ahmet Efendi Koronicës, myderizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa ju dha urdhër komandantëve ushtarakë në Shqipëri që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.22 Këtë fakt e përmend edhe Eqrem Bej Vlora i cili thotë që qeveria qëndrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamire ndaj idesë, por mori pjesë aktive në themelimin e Lidhjes në Prizren: pasi ishte në interesin e saj të nxiste një lëvizje kundër kërkesave sllave e pak më vonë edhe kundër atyre greke … që të tërhiqte vëmendjen e Evropës.

– Abdul Hamidi ishte një pasues i profetit dhe i denjë në adhurim ndaj Zotit.

– Abdul Hamidi ishte një marangoz e drupunues i shkëlqyer, punimet e tija vërehen edhe sot në Jildiz dhe Beylerbeyi në Stamboll.

– Sulltan Abdul Hamid Han, ishte sulltani 34-të i Perandorisë Osmane. Ai sundoi nga 31 gushti 1876 derisa u rrëzua nga froni menjëherë pas Revolucionit xhonturk të vitit 1908, gjegjësisht më 27 prill 1909

Rahmet past merhum Sulltan Abdul Hamid han!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne